1- Allah – الله
Është përmendur shumë herë në Kur’an: “Thuaj: ‘Ai, Allahu është Një, i Vetëm.’” (Ikhlas: 1) Disa dijetarë kanë thënë se ky emër nuk përmban ndonjë domethënie, por është një emër i përveçëm që tregon për Qenien e Allahut. Ky mendim nuk është i saktë sepse origjina e këtij emri në gjuhën arabe është “ilah” – اله , që do të thotë “i adhuruar” dhe rrënja e fjalës “ilah” është “elihe, je’lehu, ilaheten dhe uluheten”- ألوهة, إلهة, یأله أله , që do të thotë “adhuroi, adhuron, adhurim”. Kështu që emri Allah – الله , është i përbërë nga pjesëza “eli” – أل dhe fjala “ilah” – إله (i adhuruar). Si rrjedhojë, kuptimi i emrit “Allah” është “i Adhuruari”.
2- El-Ehad – الاحد – Një, i Vetëm.
Është përmendur në fjalën e Allahut: “Thuaj, Ai, Allahu është Një, i Vetëm.” (Ikhlas: 1)
3- El-Ala – الأعلى – Më i Larti.
Është përmendur në fjalën e Allahut: “Madhëroje emrin e Zotit tënd, Më të Lartit.” (A’la: 1)
4- El-Ilah – لإلها – i Adhuruari.
Është përmendur në fjalën e Allahut: “Dhe Ilahu (i Adhuruari) juaj është Një i Adhuruar i Vetëm.” (Bekare: 163)
5- El-Barri’ – البارئ – Shpikësi i Pashembullt i çdo gjëje.
Është përmendur në fjalën e Allahut: “Ai, Allahu është Gjithëkrijuesi, Shpikësi i Pashembullt i çdo gjëje.” (Hashër: 24)
6- El-Ekrem – الأكرم – Fisniku, Bujari.
Është përmendur në fjalën e Allahut: “Lexo dhe Zoti yt është më Bujari.” (Alak: 3)
7- El Berru – البر – Bamirësi, Dhuruesi i madh.
Është përmendur në fjalën e Allahut: “Me të vërtetë Ai është El Berr-rru (Bamirësi, Dhuruesi i madh, Mëshirëbërësi).” (Tur: 28)
8- El Basir – البصیر – Gjithëshikuesi.
Është përmendur në fjalën e Allahut: “Ai është Gjithëshikuesi, Gjithëdëgjuesi.” (Shura: 11)
9- Es-Semië – السمیع – Gjithëdëgjuesi.
Argument për të është ajeti: Është përmendur në fjalën e Allahut: “Ai është Gjithëshikuesi, Gjithëdëgjuesi.” (Shura: 11)
10- Et-Teuab – التواب – Pranuesi i pendimit prej robërve të Tij.
Është përmendur në fjalën e Allahut: “Me të vërtetë Ai është Et-Teuabu (Pranues i pendimit prej robërve të Tij), Mëshirëbërësi.” (Bekare: 38)
11- El Xhebbar – الجبار
Kuptimet e këtij emri janë:
- Madhështori, i Gjithëfuqishmi.
- Rregulluesi i çështjeve të robërve të Tij. E pasuron të varfërin, e shëron të sëmurin, etj.
- Urdhëruesi, të Cilit nuk mund t’i kthehet urdhëri.
Argument është ajeti: “Allahu është Ai përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër të merituar, Mbizotëruesi, i Shenjti, i Gjithëpërsosuri pa asnjë të metë, Gjithëdhuruesi i sigurisë (besimit), Gjithëvëzhguesi mbi krijesat e Tij, El Xhebbaru (Urdhëruesi i papërballueshëm, i Gjithëfuqishmi).” (Hashër: 23)
12- El Xheuad – الجواد – Ai që jep dhe dhuron shumë.
Argument është fjala e Profetit (alejhi selam): “Vërtet Allahu është Xheuad (Dhurues i Madh) që e do bujarinë dhe bujarin.” (Transmeton Ebu Nuajmi në “El hilje” dhe hadithi është përmendur në “Sahiul xhami’”.)
13- El Xhemil – الجمیل – i Bukuri.
Profeti (alejhi selam) ka thënë në hadith: “Me të vertetë Allahu është i Bukur dhe e do të bukurën.” (Muslimi)
“Nuk ka dyshim që Zoti im është në udhën më të drejtë (në të vërtetën).” (Hud: 56)
14- El Hasib – الحسیب – Llogaritësi. Ai që i kërkon llogari robërve të Tij për veprat e tyre. Ai që i mjafton robërve të Tij nëse do të mbështeten tek Ai:
“Allahu është i mjaftueshëm për Hasib (Llogaritës).” (Nisa: 6)
15- El Hafidh – الحفیظ – Ruajtësi i çdo gjëje. Mbikqyrësi mbi çdo gjë. Nuk i humbet Atij asgjë nga punët e robërve të Tij:
“Me të vërtetë Zoti yt është mbi çdo gjë Hafidh (Ruajtës).” (Hud: 57)
16- El Hak – الحق – i Vërteti, i Përhershmi, i Pandryshueshmi:
“Dhe ata do ta marrin vesh se Allahu, Ai është El Hak (i Vërteti, i Qarti).” (Nur: 25)
17- El Hakem – الحكم – Gjykuesi, të Cilit askush nuk mund t’ia kthejë dhe përballojë gjykimin dhe caktimin.
Argument është fjala e Profetit alejhi selam: “Me te vërtetë Allahu është “El Hakem.” (Transmeton Nesaiu. Albani ka thënë që “isnadi” është i mirë.)
18- El Hakim – الحكیم – Më i Urti, Gjithëgjykuesi:
“…Ai, Allahu është Aziz (i Gjithëfuqishëm), El Hakim (i Urti, Gjithëgjykuesi).” (Sebe: 27)
19- El Halim – الحلیم – i Buti, i Durueshmi, i Cili nuk nxiton në ndëshkimin e robërve të Tij:
“Dhe me të vërtetë Allahu është Alimun (i Gjithdijshëm), Halimun (i Durueshëm, i Butë).”
20- El Hamid – الحمید – i Denji për të gjitha lavdërimet. I Lavdëruari që i meriton të gjitha lavdërimet:
“Me të vërtetë Allahu është më i Pasuri (i lirë nga çdo nevojë), i Denjë për të gjitha lavdërimet.”
21- El Hajj – الحي – i Gjalli, i Përjetshmi:
“Allahu la ilahe il-lahu uel Hajjul-Kajjum.” (Ali Imran: 2)
“Të gjitha fytyrat do të nënshtrohen para El Hajju, El Kajjum.” (Ta Ha: 111)
22- El Hajij – الحیي – i Turpshmi.
El Menave ka thënë: “El Hajij është ai që ka shumë turp.” Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Me të vërtetë Allahu është El Hajij (i Turpshëm)…” (Transmeton Ebu Daudi dhe Albani në “Sahihul xhami” ka thënë se është i saktë.)
23- El Habir – الخبیر – Njohësi i çdo gjëje:
“Me të vërtetë Allahu është më i Buti, më Dashamirësi dhe Latifun Habirun (Njohësi i çdo gjëje).” (Haxh: 63)
24- El Halik – الخالق – Gjithëkrijuesi:
“Ai është Allahu, Gjithëkrijuesi …” (Hashër: 24)
Duhet të jemi të qartë se krijimi – si veprim i Allahut – është gjë tjetër dhe pasojat e krijimit (krijesat) janë gjë tjetër. Kështu që krijimi është veprim që i atribuohet Qenies së Allahut, ndërsa pasojat e krijimit (krijesat) janë të ndara e të shkëputura nga Ai. (Marrë shkurtimisht nga “Mexhmul fetua”, kap. 12, fq. 435-436.) Një kuptim tjetër i këtij emri është Përcaktuesi i gjërave sipas dëshirës së Tij, siç ka thënë në tefsirin e tij Sheukani.
25- El Khalak – الخلاق – Krijuesi i çdo gjëje:
“A nuk është Ai i Cili krijoi qiejt dhe Tokën i zoti të krijojë (përsëri) si ato? Po. Nuk ka pikë dyshimi dhe Ai është El Khalaku, El Alijm (Krijuesi, i Gjithëdituri).” (Ja Sin: 81)
26- Err-Rrazik – الرازق – Gjithëfurnizuesi.
Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Me të vërtetë Allahu është El Khalik, El Kabid, El Basit, Err-Rrazik (Gjithëfurnizuesi), El Musair (Çmimvënësi, Ai që i vendos, i ngre dhe i ul çmimet e gjërave).” (Transmeton Ebu Daudi dhe Tirmidhiu. Albani ka thënë në “Sahihul xhami” se hadithi është i saktë.)
27- Err-Rrab – الرب – Zoti, Gjithëkrijuesi, Sunduesi, Gjithërregulluesi i çështjeve.
Argument është hadithi që transmeton Muslimi, ku Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Për sa i përket rukusë, në të madhëroni Err-Rrab (Zotin).”
28- Err-Rrahman – الرحمان – i Gjithëmëshirshmi.
29- Err-Rrahim – الرحیم – Mëshirëbërësi:
“Lavdërimet dhe falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëbërësit.” (El-Fatiha: 1-2)
30- Err-Rrezzak – الرزاق – Gjithëfurnizuesi:
“Vërtetë që Allahu është Err-rrezzak, Gjithëfurnizuesi, Zotëruesi i Fuqisë, më i Forti.” (Dharijat: 58)
31- Err-Rrafik – الرفیق – Dashamirësi, i Buti.
Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Me të vërtetë Allahu është Rrafik (Dashamirësi, i Buti) dhe e do butësinë.” (Muslimi)
32- Err-Rrakib – الرقیب – Mbikqyrësi i çdo gjëje, Gjithëvëshguesi.
Allahu në Kur’an ka thënë: “Me të vërtetë Allahu është Rrakijb (Mbikqyrës, Gjithëvëzhgues mbi ju).” (Nisa: 1)
33- Err-Rrauf – الرؤوف – Mëshirëshumi, Dashamirësi.
Ibnul Farisi ka thënë: “Err-Rrauf rrjedh nga fjala ‘rre’fetun’, e cila tregon për butësi dhe mëshirë.”
Allahu ka thënë në Kur’an: “Me të vërtetë Allahu është Rrauf, Rrahim.” (Nur: 20)