Nga Ibn Omeri (Allahu qoftё i kёnaqur me ta!) përcillet se Pejgamberi (alejhi selam) ka thёnё: “Islami ёshtё ndёrtuar mbi pesë shtylla: Dёshmia se nuk ka tё adhuruar tjetёr me tё drejtё pёrveç Allahut dhe se Muhamedi (alejhi selam) ёshtё rob dhe i dёrguari i tij, falja e namazit, dhёnia e zekatit, haxhi dhe agjёrimi i Ramazanit”. [1]
Ebu Xhumrah Nasr Ibn Imrani (radijAllahu anhu) rrëfen: “Si pёrkthyes i Ibn Abassit, e kam dëgjuar atë të thotë njëherë: “Kur erdhi delegacioni i Abdul Kajsit, Pejgamberi (alejhi selam) pyeti? “Nga vjen ky delegacion?” – “Nga fisi Rebia” – i thanë. Atëherë, Pejgamberi (alejhi selam) tha: “Mirё se të vijë delegacioni ose fisi që nuk do tu shkelet krenaria e nuk do të dëshpërohen për zgjedhjen e tyre! [2] ” Delegatët i thanё: “Ne vijmё nga një udhëtim i largët. Në rrugën mes nesh dhe jush gjendet fisi jobesimtar i Mudarit, prandaj mund tё vijmё këtu vetёm nё një muaj të shenjtё. Na trego se cilat janë detyrat tona, qё t’ua përcjellim edhe njerëzve që kemi lënë atje, dhe kështu të futemi nё Xhennet.” Profeti (alejhi selam) u përcolli katër urdhëresa. Së pari, ai (alejhi selam) i urdhëroi që ta besonin Zotin si një të vetёm. Profeti (alejhi selam) i pyeti: “A e dini se ç’do të thotë ta besoni Allahun si një të vetёm?” Ata thanё: “Allahu dhe i Dёrguari i tij e dinё mё sё miri!” Profeti (alejhi selam) tha: “Të dëshmosh se nuk ka tё adhuruar tjetёr me tё drejtё pёrveç Allahut dhe se Muhamedi (alejhi selam) ёshtё rob dhe i dёrguari i Tij, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjёrosh Ramazanin dhe tё jepni njё tё pestёn e plaçkës së luftёs.” Pastaj u tha: “Mbajini mend këto dhe përcilluani atyre që përfaqësoni!”. [3]
Mësime dhe dispozita [4]
1- Nё hadithet më lart tregohet kuptimi i imanit dhe i islamit. Imani ёshtё pohimi i brendshёm, pranimi me zemër, ndёrsa islami ёshtё nёnshtrimi i jashtёm, me vepra. Kështu shpjegohen këta terma nёse përmenden së bashku nё njё tekst. Nёse pёrmenden veçmas nё tekste tё ndryshme, atëherë koncepti ‘iman’ bart në vetvete edhe kuptimin e ‘islamit’ ose anasjelltas.
2- Me pohimin e shehadetit njeriu bëhet musliman. Islami ka shtyllë kryesore shehadetin, të cilin e shoqërojnë namazi, zekati, agjёrimi dhe haxhi, si adhurimet mё tё mёdha dhe më tё dukshme tё kësaj feje.
3- Braktisja e pesё shtyllave tё Islamit ose e ndonjërës prej tyre tregon mosdorёzim dhe mosnënshtrim ndaj Allahut tё Lartёsuar.
4- Renditja e agjërimit të Ramazanit ndër shtyllat kryesore të fesë Islame dëshmon për vlerёn dhe gradёn e tij tё lartё tek Allahu.
5- Mёsimi i rregullave të rëndësishme tё fesё, siç janё urdhëresat ose ndalesat, është detyrë e domosdoshme e muslimanit që më pas ai të punojë sipas tyre e t’ua përcjellë të tjerëve. Kjo përftohet nga thënia e Pejgamberit (alejhi selam): “Mbajini mend këto dhe përcilluani atyre që përfaqësoni!”.
[1] Buhariu dhe Muslimi (16).
[2] Ngaqë nxituan dhe nuk u vonuan të përqafonin islamin. (sh.p)
[3] Buhariu (87) dhe Muslimi (17).
[4] Shiko: Shpjёgimi i Neveviut mbi Muslimin (1/148).