Kapitulli i Pastërtisë – Tema 24
(Nr. 45) Na ka treguar Ibrahim Ibn Halidi, këtij i ka treguar Esved Ibn Amiri, këtij i ka treguar Sheriku, kjo është fjalë që e transmeton ai. Na ka treguar Muhammed Ibn Abdullahu – El-Muharremiu, i cili thotë na ka treguar Veki’i, ky nga Sheriki, ai nga Ibrahim Ibn Xheriri, ky nga Ebi Zur’ate, e ky nga Ebi Hurejra, i cili ka thënë: “Pejgamberi (salAllahu alejhi we selem) kur shkonte në nevojtore i shkoja prapa me një enë (të prodhuar nga guri ose druri), me ujë ose me enë prej lëkure me të cilën merrej abdest, prej të cilës pastronte organin pas kryerjes së nevojës”. (Hadith i mirë – Albani)
Ebu Davudi ka thënë: Në hadithin që e transmeton Veki’i thuhet: “Pastaj e fshinte dorën e tij për tokë, mandej iu kam afruar atij me një enë tjetër të mbushur me ujë”.
Ebu Davudi ka thënë: Hadithi, të cilin e transmeton El-Esved Ibn Amër është më i kompletuar.
(Sunen Ebu Davud)