Kapitulli i Pastërtisë – Tema 25
(Nr. 46) Na ka treguar Kutejbe Ibn Seidi, nga Sufjani, ky nga Ebi Ez-Zinadi, ky nga El-A’rexhi, e ky nga Ebi Hurejre, i cili ka thënë: “Sikur të mos i rëndoja besimtarët, do t’i kisha urdhëruar ata që ta vonojnë namazin e Jacisë dhe do t’i kisha urdhëruar që ta përdorin misvakun përpara çdo namazi”. (Hadith i saktë, por pa shtesën ‘ta vonojnë namazin e Jacisë’ – Albani)
(Nr. 47) Na ka treguar Ibrahim Ibn Musa, këtë e ka lajmëruar Isa Ibn Junusi, i cili thotë: Na ka treguar Muhammed Ibn Is’haku, nga Muhammed Ibn Ibrahim Et-Tejmiu, ky nga Ebi Selemete Ibn Abdurahmani, e ky nga Zejd Ibn Halid El-Xhuheniu, i cili ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi we selem) duke thënë: “Sikur të mos i rëndoja umetin tim do t’i kisha urdhëruar ata me (përdorjen) misvakun para çdo namazi”. (Hadith i saktë – Albani)
Ebu Selemete ka thënë: E kam parë Zejdin ulur në xhami dhe misvakun të vënduar në veshin e tij sikur shkruesi që mban lapsin në vesh, sa herë që ngritej për të falë namaz e përdorte atë.
(Nr. 48) Na ka treguar Muhammed Ibn Avfi Et-Taiu, këtij i ka treguar Ahmed Ibn Halidi, ky thotë: Na ka treguar Muhammed Ibn Is’haku, nga Muhammed Ibn Jahja Ibn Habbani, ky nga Abdullah Ibn Omeri, i cili ka thënë: E kam parë Ibn Omerin si mirrte abdest për çdo namaz, kur ishte i pastër edhe i papastër, kështu vepronte shumë herë. Ka thënë: Më ka treguar Esma Binti Zejd Ibn El-Hattabi se Abdullah Ibn Handhale Ibn Ebi Amir, i ka treguar asaj se vërtet i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi we selem) është urdhëruar që të marrë abdest për çdo kohë të namazit, qoftë i pastër ose i papastër. Mirëpo, pasi që me një gjë të tillë u rëndua tepër, atëherë është urdhëruar që ta përdorë misvakun për çdo namaz. Ibn Omeri në vete shihte se ka fuqi dhe një gjë të tillë mund ta bëjë, prandaj nuk e linte pa marrë abdestin për çdo namaz”. (Hadith i mirë – Albani)
Ebu Davudi ka thënë: Ibrahim Ibn Sa’di hadithin e sipërpërmendur e ka transmetuar nga Muhammed Ibn Is’haku, e ky nga Ubejdullah Ibn Abdullahu.
(Sunen Ebu Davud)