Prej Aishes pёrcillet se, gjatё kohёs qё i Dёrguari i Allahut qёndronte nё itikaf, vinte pranё dhomёs sё saj, fuste kokёn brenda dhe ajo i rregullonte flokёt, ndёrkohё qё Aishja ishte me menstruacione. Nё njё transmetim tё Muslimit pёrcillet se “Ai hynte nё shtёpi vetёm pёr nevojat e njeriut.” [1]
Ebu Daudi pёrcjell prej Aishes se ka thёnё: “I Dёrguari i Allahut qёndronte nё itikaf nё xhami dhe ndonjёherё fuste kokёn nё një tё çarё tё dhomёs e unё ia laja.” Nё njё transmetim tjetёr thotё: “ …i rregulloja flokёt, ndërkohë që isha me mestruacione.” [2]
Prej Aishes transmetohet se, kur Profeti (alejhi selam) hynte nё itikaf, hynte nё shtёpinё e tij vetёm pёr nevojat e domosdoshme tё njeriut. [3] Prej saj transmetohet se ka thёnё: “Unё shkoja nё shtёpi pёr nevoja tё domosdoshme e kur gjeja atje ndonjё tё sёmurё, pyesja pёr tё vetёm kalimthi.” [4]
Ajo, gjithashtu, ka thёnё: “Prej traditёs profetike tё itikafit ёshtё mosvizitimi i tё sёmurit, mosmarrja pjesё nё xhenaze, moskontakti me gratё, mospёrqafimi i tyre, dalja nga itikafi vetёm pёr nevoja tё domosdoshme, hyrja nё itikaf vetёm se duke qenë agjёrueshёm dhe hyrja nё itikaf vetёm nё xhami ku falet e xhumaja.” [5]
Dobi dhe dispozita
E para: Gruaja me menstruacione ёshtё e pastёr, pёrveç vendit ku prek papastёrtia, e po kёshtu edhe personi xhunub. [6]
E dyta: Nxjerrja e njё pjese tё trupit jashtё xhamie nuk konsiderohet dalje dhe nuk ndikon tek itikafi, sikurse marrja e diçkaje ose dhёnja nёpёrmjet dritares sё xhamisё apo derёs sё saj. Kjo nuk pёrbёn ndonjё problem nё lidhje me itikafin. [7]
E treta: I lejohet personit qё ёshtё nё itikaf tё lajё kokёn, tё rregullojё flokёt, tё parfumoset, tё lahet, tё qethet, tё rregullojё paraqitjen e tij, etj. [8]
E katërta: I Dёrguari i Allahut kishte flokё tё gjatë e tё dendur.
E pesta: Sipas traditёs profetike, ai i cili ka flokё tё gjatё e dendur duhet tё kujdeset pёr pastrimin dhe rregullimin e tyre. Çdo gjё qё bie ndesh me bukurinё, me higjenёn nё rrroba e nё paraqitje nuk ёshtё prej traditёs profetike e as prej ligjit Islam. [9]
E gjashta: Lejohet pёrdorimi i gjёrave qё i bёjnё dobi trupit tё njeriut, si ushqimi, trajtimi i flokёve, etj. [10]
E shtata: Burrit qё qёndron nё itikaf i lejohet ta vёshtrojё gruan e tij ose ta prekё, normalisht pa epsh.
E teta: Ligjshmёria e shёrbimit tё gruas ndaj burrrit tё saj, si larja e kokёs, rregullimi i flokёve, larja e rrobave tё tij, etj. [11]
E nёnta: Personit nё itikaf i lejohet tё dalё nga xhamia vetёm pёr nevoja tё zakonshme fiziologjike (urinim, jashtëqitje), pёr tё ngrёnё e pёr tё pirё, nёse nuk ka njeri qё t’ia sjellё ushqimin nё xhami, e kёshtu me radhё. Pёr çdo gjё tё nevojshme qё nuk mund ta kryejё nё xhami i lejohet tё dalё prej xhamie, dhe kjo gjё nuk ia prish atij itikafin. [12]
E dhjeta: Kush betohet se nuk ka pёr tё hyrё nё shtёpi, dhe pastaj fut nё tё vetёm kokёn dhe pjesa tjetёr e trupit mbetet jashtё, atёherё nuk e ka thyer betimin. [13]
E njёmbёdhjeta: Kush del prej itikafit pёr ndonjё nevojё tё domosdoshme, nuk ёshtё i detyruar tё ecё me nxitim, mjafton tё ecё normalisht, mirёpo duhet qё tё kthehet nё xhami sapo tё ketё mbaruar nevojёn e tij. [14]
E dymbёdhjeta: Personi qё ёshtё nё itikaf nuk duhet tё dalё nga xhamia pёr tё vizituar tё sёmurё ose pёr tё marrё pjesё nё xhenaze. Ky ёshtё mendimi i shumicёs sё dijetarёve. Nga ana tjetёr, atij i lejohet tё pyesё pёr gjendjen e tё sёmurit kalimthi, pa e zgjatur. [15]
E trembёdhjeta: Nёse personi del prej itikafit tё tij pёr arsye tё domosdoshme, si vdekja e babait apo djalit tё tij, duke qenё se ai nuk e ka kushtёzuar diçka tё tillё nё nijetin e tij, atёherё ai e plotёson itikafin pasi tё mbarojё hallin e tij. [16]
E katёrmbёdhjeta: Nё hadith tregohet se gruaja qёndron nё shtёpinё e burrit tё saj edhe nёse burri nuk ka nevojё tё hyjё tek ajo, ose e pengon diçka e ligjshme pёr t’u kthyer nё shtёpi si udhёtimi apo itikafi. Gruaja duhet tё dalё prej shtёpisё sё burrit tё saj vetёm se me lejen e tij. [17]
E pesёmbёdhjeta: Nёse del prej itikafit pa qenё nevoja, atёherё itikafi konsiderohet i prishur. [18]
E gjashtёmbёdhjeta: Kushtёzimi i tё qёnurit agjёrueshёm gjatё itikafit dhe kryerja e tij nё njё xhami kryesore, ku falet xhumaja, janё dy çёshtje mbi tё cilat dijetarёt janё nё mospajtim.
Mendimi i zgjedhur ёshtё moskushtёzimi i tё qenёt me agjёrim gjatё itikafit, sepse i Dёrguari i Allahut bёri itikaf edhe nё muajin Shewal. Gjithashtu, lejohet itikafi nё njё xhami ku kryet namazi me xhemat, edhe sikur të mos falet xhumaja nё tё, sepse njeriu mund tё dalё prej asaj xhamie e tё shkojё nё një xhami tjetёr ku falet xhumaja, dhe kjo nuk e prish itikafin. Mё e mira, sigurisht, ёshtё kryerja e itikafit nё njё xhami kryesore, nё tё cilёn falet xhumaja. [19]
[1] Buhari 1941, Muslimi 297.
[2] Ebu Daudi 2469.
[3] En Nesai 3369.
[4] Muslimi 297.
[5] Ebu Daud 2473.
[6] Et temhid 8/324, sherh en nevevij ala muslim 1/134, sherh Ibn Battal 4/164.
[7] Sherh en neveveij 3/208, aun el meabud 7/102.
[8] Aun el meabud 7/102.
[9] El Istidhkar 1/330, sherh Ibn Mulakin 5/438.
[10] Sherh Ibn Battal ala Buhari 4/165.
[11] Sherh en nevevij 1/134.
[12] Et temhid 8/327, el Mugni 3/68, el Furu’u 3/134.
[13] Sherh Ibn Battal 4/166, aun el meabud 7/102.
[14] El mugni 3/69.
[15] Sher Ibn Battal 4/166, Sherh Ibn Mulakin 5/439.
[16] Sherh Ibn Battal 4/166.
[17] Sherh Ibn Mulakin 5/440.
[18] El mugni 3/70.
[19] Fetaua lexhneh ed daimeh nr 6718.