Malik Ibn Amril Kushejri (radijAllahu anhu) thotë: Kam dëgjuar Pejgamberin (alejhi selam) duke thënë: “Cilido që liron nga skllavëria një rob musliman; ai ka shpaguar veten e tij nga zjarri [1], Allahu e largoftë nga mëshira e Tij cilindo që arrin qoftë edhe njërin nga prindërit dhe nuk i falen gjynahet!”. [2] Hadithi është i saktë.
[1] Dmth; kjo punë është shpërblesë për lirimin e tij nga zjarri.
[2] Hadithi nënkupton se mirëbërja dhe rrespektimi ndaj prindërve është shkak për faljen e gjynaheve.