Prej Enesit transmetohet se ka thёnё: “Kur erdhi nё Medinë, i Dёrguari i Allahut pa qё njerёzit kishin dy ditё tё veçanta pёr argёtim. Ai pyeti: ‘Çfarё janё kёto dy ditё?’ Ata thanё se nё kёto dy ditё argëtoheshin nё kohёn e injorancёs. I Dёrguari i Allahut tha: “Allahu ua ka zëvendësuar kёto dy ditё me dy mё tё mira, me festёn e Kurbanit dhe me festёn e Fitrit.” [1]
Prej Ebu Ubejdit, njё rob i Ibn Ez’herit, transmetohet se ka thёnё: “Unё kam qenë për ditë Bajrami me Umer Ibn Khattabin, i cili tha: “I Dёrguari i Allahut ka ndaluar tё agjёrohen kёto dy ditё, ditёn e Bajramit të Fitrit, pas mbarimit tё agjёrimit tuaj, dhe ditёn tjetër, kur hani prej kurbanit tuaj.” [2]
Nga Ebu Saidi transmetohet se ka thёnё: “I Dёrguari i Allahut e ka ndaluar agjёrimin nё ditёn e Bajramit të Fitrit dhe nё ditёn e Bajramit të Kurbanit.” [3] Prej Ibn Abassit pёrcillet se ka thёnё: “I Dёrguari i Allahut, ditёn e Bajramit të Fitrit doli e fali vetёm dy rekatë namaz dhe nuk fali asgjё para dhe pas tyre.” [4]
Prej Ummu Atijeh pёrcillet se ka thёnё: “I Dёrguari i Allahut na urdhёroi t’i nxirrnim tё gjitha gratё nё festёn e Bajramit të Fitrit dhe të Bajramit të Kurbanit: plakat, tё rejat dhe gratё me perioda. Gratё me perioda urdhёroi qё tё qёndronin mёnjanё nga vendfalja e tё qёndronin pranё, pёr tё qenë të pranishme në mirёsinё dhe lutjen e muslimanёve.” [5]
Dobi dhe dispozita
E para: Allahu i dhuroi mirёsi muslimanёve kur i ligjёroi dy festa, Bajramin e Fitrit dhe Bajramin e Kurbanit, duke i bërë tё panevojshme për ta festat e xhahilijetit (kohës kur ishin pa islam).
E dyta: Festat e ligjshme Islame dallohen prej festave tё jomuslimanёve nё aspekte tё ndryshme:
- Festat e muslimanёve pёrcaktohen nё bazё tё shikimit tё hёnёs, ndёrsa jomuslimanёt i bёjnë me pёrllogaritje.
- Dy bajramet e muslimanёve lidhen me dy adhurime dhe manifestime madhёshtore, përkatësisht agjёrimi me sadakanë e fitrit dhe haxhi me kurbanin.
- Manifestimet e festave janё gjithashtu adhurime qё tё afrojnё me Allahun, si tekbiret, falja e namazit tё dy bajrameve dhe fjalimet nё to, e jo si festat e jomuslimanёve, tё cilat pёrmbajnё manifestime tё mohimit e tё humbjes, tё epsheve e sjelljeve tё pahijshme.
- Nё dy festat gjejmё demonstrim tё bamirёsisё, mirёsjelljes, plotёsim tё nevojave sociale nёpёrmjet sadakasë sё fitrit, shpërndarjes së mishit tё kurbanit etj.
- Dy festat e muslimanёve nuk kanё lidhje me bestytnitё e tё tjerёve, si festa e Vitit tё Ri, shenjat e horoskopit, pёrkujtimoret, shenjtёrimi i personave, festat nacionaliste dhe raciste, por ato janё dy festa tё sinqerta vetёm pёr Allahun e Lartësuar.
- Detyra e muslimanit nё kёto festa ёshtё falёnderimi ndaj Allahut pёr mirёsitё e mёdha qё u ka dhuruar njerёzve, dhe ky falёnderim kryhet duke zbatuar urdhёresat e Tij dhe duke u larguar prej ndalesave edhe gjatё ditёve tё festёs, gёzimit e tё haresё.
E treta: Gjatё festёs, muslimanët duhet tё kenё kujdes tё mos bëhen mohues të mirёsive tё Allahut me harame, si, për shembull, me moskryerjen e detyrimeve fetare, me shkujdesjen e grave nё mbulimin e trupit tё tyre, me pёrzierjen e burrave me gratë, me shpenzime tё tepruara nё veshje, ushqim e pije, me muzikё dhe kёngё etj.
E katërta: Muslimani duhet tё lahet për festë dhe tё veshё rrobat mё tё mira. Kёto janё gjёra tё pёlqyera dhe qё tё parёt tanё i kanё bërë.
E pesta: Nё mёngjesin e Bajramit të Fitrit, pёrpara se muslimani tё niset për faljen e namazit, ёshtё e pёlqyeshme qё tё hajё diçka, sepse kёshtu ka vepruar i Dёrguari i Allahut dhe kёshtu nxiton nё zbatimin e urdhrit tё Allahut pёr tё ngrёnё në Bajram.
E gjashta: Nxjerrja e grave dhe e fёmijёve ditёn e festёs pёr tё marrё pjesё nё namaz dhe nё lutje ёshtё prej traditës profetike dhe vepёr e pёlqyer. Gratё me perioda distancohen paksa nga vendi i faljes, por dëgjojnë hytben dhe shohin faljen e namazit.
E shtata: Ecja nё kёmbё pёr nё namazgja ditёn e festёs ёshtё traditё profetike, siç është edhe ndryshimi i rrugёs së kthimit me rrugën e vajtjes.
E teta: Pasi tё falё namazin e Bajramit, muslimani ёshtё mё mirё tё qёndrojё nё vendfaljen e tij pёr tё dёgjuar hytben e pёr tё thёnё ‘Amin’ pas lutjeve, sepse i Dёrguari i Allahut ka thёnё pёr gratё me perioda: ‘Le tё jenë të pranishme në mirёsinё dhe lutjen e muslimanёve.’
E nёnta: Namazi i festёs nuk ka sunnete tё rregullta as pёrpara e as pas, mirёpo muslimani ёshtё i urdhёruar qё, kur tё hyjё nё xhami, tё falё dy rekatё namaz pёrshёndetёs, edhe nёse ёshtё kohё ndalese, sepse dy rekatet pёrshёndetёse tё xhamisё janё namaz me shkak.
E dhjeta: Gjatё pritjes sё imamit pёr tё dalё pёr nё namaz, ёshtё e mira qё muslimani tё angazhohet me tekbire, sepse ky ёshtё adhurimi i momentit. Ai mund tё lexojё Kur’an ose tё kryejё namaz nafile, nёse nuk ёshtё kohё ndalese, mirёpo angazhimi me tekbire ёshtё mё i mirё.
E njёmbёdhjeta: Nёse njerёzit njoftohen pёr Bajramin vetёm pas drekёs, atёherё e falin namazin e Bajramit tё nesёrmen. Nёse njё person vjen dhe e gjen imamin nё fundin e namazit, atёherё çohet pas imamit dhe plotёson dy rekate, duke kryer edhe tekbiret.
E dymbёdhjeta: Nёse muslimani nuk e arrin namazin e festёs, atёherё nuk e shlyen atё, sepse nuk ka argument fetar qё të tregojë se, nёse tё ikёn namazi i festёs, duhet ta falёsh atё mё pas.
E trembёdhjeta: Gёzimi me festёn ёshtё i ligjshёm pёr aq sa nuk kalohen kufijtё. Muslimani duhet t’ua shtojё tё mirat fёmijёve dhe familjes sё tij, sepse gёzimi nё Bajram ёshtё prej manifestimeve tё festёs dhe tё fesё në përgjithësi.
E katёrmbёdhjeta: Nё ditёn e Bajramit ёshtё mirё tё mblidhen njerёzit pёr tё ngrёnё bashkarisht, sepse diçka e tillё e paraqet akoma mё bukur festёn dhe ёshtё njё mundёsi qё zemrat tё afrohen e tё bashkohen.
E pesёmbёdhjeta: Nuk ka gjё tё keqe nёse uron festёn. Tё parёt tanё, kur takoheshin nё ditё feste, uronin njёri-tjetёrin me fjalёt: ‘Allahu e pranoftё prej nesh e prej jush!’ Urimet mund tё jenё edhe sipas traditёs sё vendeve tё ndryshme, pёrderisa nuk ka fjalё tё ndaluara apo imitime të urimeve tё jomuslimanёve, që i përdorin për festat e tyre.
[1] Ebu Daudi 1134, e saktёsoi Albani.
[2] Buhariu 1889, Muslimi 1137.
[3] Buhariu 1890, Muslimi 827.
[4] Buhariu 945, Muslimi 884.
[5] Buhariu 931, Muslimi 890.