Xhabir Ibn Semurete (radijAllahu anhu) rrëfen: Pejgamberi (alejhi selam) duke u ngjitur në minber tha: “Amin, amin, amin [1]”. Më pas ai sqaroi arsyen se pse tha kështu: “Më erdhi Xhibrili dhe më tha: O Muhamed! Kushdo që arrin qoftë edhe njërin nga prindërit dhe pasi vdes hyn në zjarr për shkak se ka qënë i pabindur ndaj tij, atë Allahu e largoftë nga mëshira e Tij, thuaj: Amin, thashë; amin. Pastaj më tha: O Muhamed! Kushqo që arrin muajin e Ramazanit dhe vdes pa ju falur gjynahet; e si pasojë hynë në zjarr, atë Allahu e largoftë nga mëshira e Tij. Thuaj: Amin, – më tha, dhe unë thashë; amin. Pastaj më tha: “Kushdo që nuk çon salavat për ty, kur ti përmendesh në prani të tij, dhe vdes, e hyn në zjarr, atë Allahu e largoftë nga mëshira e Tij. Thuaj: Amin, – më tha, dhe unë thashë; amin”. Shënon: Taberaniu. Hadithi është i saktë.
Gjithashtu e shënon edhe Ibn Hibani nga Ebu Hurejra, veçse ai ka thënë në të: “Kushdo që vdes dhe hynë në zjarr si pasojë e mosdëgjimit dhe mosmirëbërjes ndaj prindërve, pasi i ka arritur të dy, ose vetëm njërin, atë Allahu e largoftë nga mëshira e Tij. Thuaj: Amin, -më tha, dhe unë thashë; Amin”. Transmetim është i mirë.
Po ashtu e shënon edhe Hakimi nga Ka’b Ibn Uxhretu (radijAllahu anhu), por sipas variantit të tij hadithi në fund është me këtë tekst: “Kur u ngjita në shkallën e tretë, Xhibrili tha: Larg mëshirës së Zotit qoftë, një njeri që tek ai i zë pleqëria të dy prindërit e tij, ose vetëm njërin, dhe nuk bëhen shkak për ta futur në Xhennet. [2] –Amin, -thashë”. Hadithi është i saktë.
Po ashtu edhe Taberaniu nga Ibn Abassi (radijAllahu anhu) me një tekst të përafërt me atë që kaloi: “Allahu e largoftë këdo që i arrin të dy prindërit, ose vetëm njërin dhe si pasojë e mosdëgjimit dhe mosmirëbërjes ndaj tyre hynë në zjarr. –Amin, -thashë”. Hadithi është i mirë.
[1] Që do të thotë: O Allah pranoje lutjen, ose kështu le të bëhet, dmth; siç bëre lutje. [shiko; En-Nihaje]
[2] Këto haditha dëshmojnë se mirëbërja, dëgjimi dhe mirësjellja ndaj prindërve janë shkak për hyrjen në xhennet, sidomos kur prindërit janë në moshë të thyer. Ndërsa mosbindja ndaj prindërve është shkak për hyrjen në zjarr.