Në vitin 661 (hixhri) u përpilua një fetva me të cilën kanë punuar dijetarët e të katër medh‘hebeve në të cilën thuhej:
Çfarë thonë zotërinjtë fukaha (gjykatësit), imamllarët e fesë dhe dijetarët e muslimanëve (Allahu i dhëntë sukses dhe i ndihmoftë të arrijnë kënaqësinë e Tij!) për një grup muslimanësh të cilët kanë ardhur në qytet e që vijnë në xhami e atje u bien shuplakave (duke bërë melodi), këndojnë dhe kërcejnë herë me ritmin e trokitjes së duarve e herë me def dhe pafta teneqeje, a lejohet sipas Sheriatit një vepër e tillë në xhami? Na jepni përgjigje, Zoti ju shpërbleftë dhe ju mëshiroftë!
– Shafitë kanë thënë: “Semaja e urryer (valle dhe melodi) i përngjan të kotës. Çdokush që e beson dhe vepron me të, i refuzohet dëshmia”.
– Malikitë kanë thënë: “Është detyrë për të parët e muslimanëve t’u tërheqin vërejtjen dhe të tregohen të ashpër me ta, madje t’i nxjerrin nga xhamitë, derisa të pendohen dhe të kthehen.”
– Hanbelitë kanë thënë: “Ai i cili vepron këto nuk falesh pas tij, nuk pranohet dëshmia e tij, as gjykimi që ai jep nëse është gjykatës, madje nëse lidh një akt martesor, ai nuk merret për bazë, sepse është i pavlefshëm”.
– Hanefitë kanë thënë: “Hasra (rrogozi/qilimi) mbi të cilin është kërcyer, nuk lejohet të falesh në të derisa të lahet dhe vendi në të cilin kërcehet nuk lejohet të falesh në të, derisa të gërmohet dhe të hidhet”.
(Madkhal ibn el-Haxh (3/99))