Kapitulli i Pastërtisë – Tema 26
(Nr. 49) Na ka treguar Museddedi dhe Sulejman Ibn Davud El-Atekiu, të cilët kanë thënë: Na ka treguar Hammad Ibn Zejdi, nga Gajlan Ibn Xheriri, ky nga Ebi Burde, ky nga babai i vet, i cili ka thënë: Ka thënë Museddedi: “Erdhëm te i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi we selem) për t’ia bartë disa gjëra dhe e kam parë atë duke e përdorë misvakun me skajin e gjuhës së tij”. (Hadith i saktë – Albani)
Ebu Davudi ka thënë: Ka thënë Sulejmani: “Kam hyrë te Pejgamberi (salAllahu alejhi we selem) e ai e përdorte misvakun me skajin e gjuhës së tij dhe ai thoshte: “Ih! Ih!”, d.m.th. sikur kur villte”.
Ebu Davudi thotë se Museddedi ka thënë: “Ky hadith ka qenë i gjatë, por unë e kam shkurtuar”.
(Sunen Ebu Davud)