Kapitulli i Pastërtisë – Tema 8
(Nr. 16) Na kanë treguar Othmani dhe Ebu Bekri të bijtë e Ebi Shejbes, të cilët kanë thënë: Na ka treguar Omer Ibn Sa’di, nga Sufjani, ky nga Dahak Ibn Othmani, ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri, i cili ka thënë: “Një njeri kaloi pranë Pejgamberit (salAllahu alejhi we selem) kur ai ishte duke e kryer nevojën e vogël dhe ai Pejgamberit i dha selam, por nuk ia ktheu atij (selamin) “. (Hadith i mirë – Albani)
Ebu Davudi ka thënë: “Ky hadith është transmetuar nga Ibn Omeri, por, edhe nga të tjerët se Pejgamberi (salAllahu alejhi we selem) një herë ka marrë tejemum, pastaj ia ka kthyer selamin njeriut”.
(Nr. 17) Na ka treguar Muhammed Ibn El-Muthenna, këtij i ka treguar Abdul A’la, këtij i ka treguar Seidi, nga Katade, ky nga El-Haseni, ky nga Hudajn Ibn El-Mundhir Ebi Sasani, e ky nga El-Muhaxhir Ibn Kunfudhi se ai i kishte ardhur Pejgamberit (salAllahu alejhi we selem) duke e kryer nevojën e vogël dhe i kishte dhënë selam, por nuk ia ktheu (Pejgamberi) atij (selamin) derisa mori abdest, pastaj kërkoi falje prej tij dhe ka thënë: “Unë nuk dua, ngase e urrej ta përmendi Allahun e Madhërishëm duke qenë i papastër”, ose ka thënë: “(e përmend Atë vetëm atëherë kur jam) i pastër”. (Hadith i saktë – Albani)