Abdullah ibn Amër (radijAllahu anhu) rrëfen: Erdhi një burrë tek i Dërguari i Allahut (alejhi selam) dhe tha: “Erdha për të të dhënë besën për hixhret (emigrim) dhe i kam lënë prindërit duke qarë. Pejgamberi (alejhi selam) i tha: “Kthehu tek ata dhe bëji të qeshin ashtu siç i bëre të qajnë”. Shënon: Ebu Daudi. Hadithi është i vërtetë.
Ebu Said el Hudriu (radijAllahu anhu) tregon se një burrë nga banorët e Jemenit emigroi për tek i Dërguari i Allahut (alejhi selam), i cili e pyeti: “A ke ndonjë të afërm në Jemen”. – Kam prindërit, – u përgjigj ai. – “A të kanë dhënë leje të emigrosh”, – e pyeti përsëri Pejgamberi (alejhi selam). Jo, – tha ai. “Kthehu tek ata dhe kërkoju leje”, – i tha Pejgamberi (alejhi selam), – “dhe pastaj nëse të japin leje shko në xhihad, përndryshe dëgjoji, shërbeju dhe bëju mirë.” Shënon: Ebu Daudi. Hadithi është i saktë.