Nga Zir Ibn Hubejshi vjen ky rrëfim: “I thashё Ubej Ibn Ka’bit: ‘Vёllai yt Ibn Mes’udi thotё se kush fal namaz nate gjatё tёrё vitit, e arrin natёn e Kadrit. Ai më tha: ‘Ibn Mesudi e ka thёnё kёtё me qëllim qё njerёzit tё mos neglizhojnё, sepse ai e di fort mirё se nata e Kadrit ёshtё nё Ramazan, dhe se ёshtё nё dhjetё netёt e fundit tё tij dhe se ajo ёshtё nata e njёzet e shtatё.”
Pas kёtyre fjalёve, Ubej Ibn Ka’bi u betua pa bёrё pёrjashtim (pa thёnё inshaaAllah) se nata e Kadrit ёshtё nata e njёzet e shtatё e Ramazanit. Unё i thashё: “Mbi ç’bazё e thua kёtё, o Ebul Mundhir?” Ai tha: “Nё bazё tё shenjёs qё na ka treguar i Dёrguari i Allahut se: “Dielli lind pa rreze nё mëngjesin e saj.” [1]
Nё njё transmetim tё Ahmedit pёrcillet se: “Dielli lind tё nesёrmen e asaj nate si njё tas dhe pa rreze”. [2] Nё njё transmetim tё Tirmidhiut pёrcillet se Ubej Ibn Ka’bi ka thёnё: “Pasha Allahun, Ibn Mesudi e ka ditur se ajo ёshtё në Ramazan dhe se ajo ёshtё nё natёn e njёzet e shtatё, mirёpo nuk i pёlqeu t’ju tregonte juve, pёr shkak se mos neglizhonit.” [3]
Nga Muavije pёrcillet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Nata e Kadrit ёshtё nata e njёzet e shtatё.” [4]
Abdullah Ibn Abassi tregon se njё burrё shkoi tek i Dёrguari i Allahut dhe i tha: “O i Dёrguari i Allahut, unё jam plak i moshuar, i dobёt dhe e kam tё rёndё namazin e natёs. Mё trego njё natё, që ndoshta Allahu të mё mundёsojë tё gjejë natёn e Kadrit. I Dёrguari i Allahut i tha: “Kujdesu pёr tё shtatёn.” [5]
Dobi dhe dispozita
E para: Kujdesi i tё parёve tanё pёr tё bёrё mё tё mirёn dhe pёrpjekjet e tyre nё adhurim gjatё sezoneve mё tё vlefshme.
E dyta: Dijetarit i lejohet fshehja e diturisё, nёse e sheh tё dobishme kёtё vepёr, si nё rastin kur ka frikё se njerёzit neglizhojnё ndaj veprave tё mira.
E treta: Njeriu lejohet tё betohet pёr diçka qё ёshtё i sigurt ose pёr diçka qё mendon se ёshtё mё e sigurta nё çfarëdo çёshtje.
E katërta: Prej shenjave tё natёs sё Kadrit ёshtё lindja e diellit tё nesёrmen i bardhё e pa rreze.
E pesta: Muslimani nё sezonet e vlefshme duket t’i mundёsojё vetes njёfarё shkёputjeje nga angazhimet e dynjasё e t’i pёrkushtohet adhurimit, qё tё arrijё mirёsi tё shumta me pak punё, si nё rastin e dhjetё netёve tё fundit tё Ramazanit, pёr tё arritur natёn e Kadrit.
E gjashta: Mendimi mё i zgjedhur i dijetarёve mbi natёn e Kadrit ёshtё se ajo lёviz nё netёt teke tё dhjetёshes sё fundit tё Ramazanit, dhe mё e shpresuara e kёtyre netёve ёshtё nata e njёzet e shtatё, sikurse ёshtё betuar edhe Ubej Ibn Ka’bi.
E shtata: Ngjarja e Profetit me plakun e moshuar e tё pafuqishёm, ku tregohet se nata e Kadrit ёshtё nata e njёzet e shtatё, nuk bie ndesh me hadithet e tjerё qё tregojnё se nata e Kadrit gjendet nё netё tё tjera, sepse lajmёrimi i Profetit nё kёtё ngjarje ka qenё pёr natёn e Kadrit nё atё vit tё cilin ka pyetur pyetёsi, dhe se nё kёtё mёnyrё mund t’i bashkёrendisim tekstet qё duken mospajtuese mbi kёtё temё.
[1] Muslimi 762, Ebu Daud 1378, Tirmidhi 3351 dhe Ahmed 5/130.
[2] Ahmedi 5/130, Sahih Ibn Hiban 3690.
[3] Tirmidhiu 793 dhe ka thёnё se ёshtё Hasen-Sahih.
[4] Ebu Daudi 1386, Ibn Hiban 3680, dhe e ka saktёsuar Albani.
[5] Ahmedi 1/240, Bejhakiu 4/312, Taberani 11/311.
Hejthemi nё Mexhma ez-Zewaid 3/176 ka thёnё se personat e zinxhirit tё kёtij hadithi janё transmetues tё Sahihut. Gjithashtu kёtё hadith e ka saktёsuar Ahmed Shakir 2149.