Prej Ujejne Ibn Abdurrahmanit pёrcillet se babai i tij ka thёnё: “Dikush pёrmendi natёn e Kadrit nё prani tё Ebu Bekrah, dhe ai tha: “Pёr shkak tё njё fjale, qё e kam dёgjuar prej tё Dёrguarit tё Allahut, kam pёr ta kёrkuar natёn e Kadrit vetёm nё dhjetё netёt e fundit tё Ramazanit.
I Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Kёrkojeni atё nё nёntё netёt e mbetura, ose nё shtatё netёt e mbetura, ose nё pesё netёt e mbetura, ose nё tre tё mbeturat, ose nё natёn e fundit.” Ebu Bekrah falte namaz gjatё njёzet netёve tё Ramazanit sikurse falej pёrgjatё gjithё vitit, por kur hynte dhjetёditëshi i fundit pёrpiqej mё shumё. [1]
Nga Muauje Ibn Ebu Sufjani transmetohet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Kёrkojeni natёn e Kadrit nё natёn e fundit tё Ramazanit. Kёtё hadith e ka nxjerrё Ibn Khuzejme nё Sahihun e tij dhe e ka klasifikuar nёn temёn me titull: ‘Urdhёr pёr kёrkimin e natёs sё Kadrit nё natёn e fundit tё Ramazanit, dhe se mundet qё nё ndonjё vit tё qёllojё të jetë nё natёn e fundit.’” [2]
Dobi dhe dispozita
E para: Nata e Kadrit ёshtё nё dhjetё netёt e fundit tё Ramazanit dhe mё sё shumti shpresohet tё jetё nё netёt teke tё tyre. Mund tё jetё edhe nё netёt çift, duke pasur parasysh natёn e fundit qё mbetet kur muaji plotёsohet. Pёr kёtё muslimani duhet ta kёrkojё atё nё tё gjitha netёt e dhjetëshes sё fundit të muajit.
E dyta: Kujdesi i sahabëve nё kёrkimin dhe gjallёrimin e natёs sё Kadrit.
E treta: Nata e Kadrit mund tё jetë nё natёn e fundit tё Ramazanit nё ndonjё vit, pasi shumё hadithe tregojnё qё nata e Kadrit ёshtё e lёvizshme.
E katërta: Muslimani nuk duhet tё ndёpresё namazin, leximin e Kuranit dhe gjallёrimin e natёs pas natёs sё njёzet e nёntё ose pasi imami tё ketё mbaruar leximin e tёrё Kuranit, sepse ajo mund tё jetë edhe nё natёn e fundit.
[1] Tajalisi 881, Ahmed 5/39, Tirmidhiu 794 dhe ka thёnё hasen-sahih, Nesai 3403.
[2] Sahih Ibn Khuzejme 2189, Albani nё silsileh sahihe 1471.