Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) tregon se Profeti (alejhi selam) ka thёnё: “Mos e ndërprisni syfyrin prej ezanit të Bilalit.” Ose: “Ai e thёrret ezanin, me qëllim qё tё kthehet ai qё ёshtё duke falur namaz nate, dhe që të zgjojë atë qё ёshtё duke fjetur. Agimi nuk ёshtё tё themi kёshtu – Jahja Ibn Seijd mblodhi shuplakat e duarve – derisa tё thotё kёshtu – dhe Jahja shtriu dy gishtat tregues (horizontalisht)”. [1]
Sehl Ibn Seadi (radijAllahu anhu) rrëfen: “Haja syfyr me familjen time, pastaj shpejtoja qё ta arrija namazin e sabahut me Pejgamberin (alejhi selam).”
Te Buhariu qëndron: “Pastaj shpejtoja qё tё arrija sexhden me Pejgamberin (alejhi selam)” [2]
Zirr Ibn Huvejsh (Allahu e mёshiroftё!) tregon: “Hëngra syfyr me Hudhejfen (radijAllahu anhu) e pastaj dolёm pёr namaz. Kur arritёm nё xhami, falёm dy rekatë (sunete). Pastaj u thirr ikameti pёr farzin. Mes tyre ishte njё kohё shumё e shkurtёr.” [3]
Kuptimi i hadithit: “Ai e thёrret ezanin, me qëllim qё tё kthehet ai qё ёshtё duke falur namaz nate…” ёshtё: Bilali e thёrret ezanin natёn, qё t’iu tregojё juve se agimi nuk ёshtё larg, e kështu ta kthejё atё qё ёshtё duke falur namaz nate, qё tё pushojё ose tё flejё pak, qё tё zgjohet i zellshëm, ose tё falё vitrin nёse nuk e ka falur, ose tё pёrgatitet pёr namazin e sabahut, nёse ka nevojё pёr pastrim, ose ndonjë gjë tjetёr. [4]
Ndërsa: “…që të zgjojë atë qё ёshtё duke fjetur”, domethnë, tё pёrgatitet pёr sabah, të falë pak namaz nate, të falë vitrin, ose tё hajё syfyr nёse do tё agjёrojё, ose tё lahet apo tё marrё abdes, ose diçka tjetёr. [5]
Mësime dhe dispozita:
1- Pejgamberi (alejhi selam) dhe shokёt e tij e kanё shtyrë syfyrin deri afёr agimit. [6] Aq shumë e vononin syfyrin sa që hanin vetëm një pjesë të ushqimit të përgatitur dhe shpejt e shpejt nga frika se mos ju kalonte namazi i sabahut me xhemat, ose koha e ngrënies së syfyrit. Kështu suneti është që ngrënia e syfyrit të vonohet deri afër agimit.
2- Lejohet shpejtimi nё ngrёnie, nё rast nevoje. Imam Buhariu nё librin e tij ka shkruar njё kapitull të emërtuar: “Kapitulli i shpejtimit tё ngrënies për syfyr.” [7]
Maliku sjell nga Abdullah Ibn Ebi Bekr, e ky nga i ati, rrëfimin: “Nё Ramazan, largoheshim nga namazi i natёs dhe i shpejtonim shёrbyesit qё tё na sillnin ushqimin, nga frika se mos hynte agimi”. [8]
[1] Buhariu (6820) dhe Muslimi (1039). [Sipas një varianti tjetër hadithi është kështu: “Drita e agimit të vërtetë nuk është ajo që shfaqet kështu (duke treguar me shenjë i mblodhi gishtërinjtë e pastaj i ktheu poshtë nga toka), por ai që shfaqet kështu (vendosi njërin gisht tregues mbi tjetrin dhe i hapi duart horizontalisht).” Domethënë, agimi i vërtetë është ai që shfaqet për së gjerë në vijën horizontale dhe jo ai që shfaqet vertikalisht (nga lart poshtë). Në këtë hadith Pejgamberi (alejhi selam) ka treguar me shenjë agimin e rremë dhe agimin e vërtetë. Drita e agimit të rremë shfaqet vertikalisht në qiell, nga lart poshtë, si bishti i ujkut, kurse drita e agimit të vërtetë shfaqet dhe përhapet fort në vijën horizontale.]
[2] Buhariu (552). Varianti i dytё ёshtё po te Buhariu (1820), por dhe tek Ebu Jeala (7533). [Fjala “sexhde” në variantin e dytë bën fjalë për të gjithë namazin e sabahut, pra shpejtonte për të kapur namazin e sabahut. Transmetuesi ka përdorur fjalën sexhde meqë është pjesë e namazit, por duke patur si qëllim të gjithë namazin. Ky hadith tregon se ky sahabiu e hante aq vonë syfyrin sa që ngutej në ngrënie nga frika se mos e zinte agimi, si dhe nga frika se mos i humbte namazi i sabahut me Pejgamberin (alejhi selam). Hadithi gjithashtu tregon se Pejgamberi e falte namazin e sabahut mjaft herët në muzgun e agimit, në fillimin e kohë së sabahut (Fet’hul Bari)].
[3] Nesaiu (4/124). Albani e quan të saktë nё Sahijh Nesaiu.
[4] Shpjegimi i Neveviut mbi Muslimin (7/204). Shiko: El-Mufhim (3/153).
[5] Burimi i mёsipёrm (7/204) dhe El-Mufhim (3/153).
[6] Fet’hul Bari (4/138).
[7] Sahih Buhari (2/678) dhe Shiko: Fet’hul Bari (4/137).
[8] Maliku (1/116) dhe Bejhakiu (2/497).