Kapitulli i Pastërtisë â Tema 15Â
(Nr. 27) Na ka treguar Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbeli dhe El-Hasen Ibn Ali, të cilët kanë thënë: na ka treguar Abdurrezaku, ka thënë Ahmedi na ka treguar Muammeri këtë e ka lajmëruar Eshâathi dhe ka thënë El-Haseni nga Eshâath Ibn Abdullahu, ky nga El-Haseni, ai nga Abdullah Ibn Mugaffeli, i cili ka thënë: ka thënë i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi we selem): âAsnjëri prej jush të mos e kryejë nevojën e vogël në banjo, pastaj të pastrohet në tëâ. (Hadith i saktë â Albani)
Ahmedi transmeton se Pejgamberi ka thënë: âPastaj të marrë abdest në të, sepse të gjitha vesveset burojnë (lindin) prej atyâ.
(Nr. 28) Na ka treguar Ahmed Ibn Junusi, këtij i ka treguar Zuhejri, nga Davud Ibn Abdullahu, ky nga Humejd El-Himjeriu, e ai është Ibn Abdurrahmani, i cili ka thënë: Kam takuar një njeri që e kishte shoqëruar Pejgamberin (salAllahu alejhi we selem), ashtu siç e kishte shoqëruar Ebu Hurejra, i cili ka thënë: âI Dërguari i Allahut ka ndaluar që ndonjëri prej neve të krehet për çdo ditë, ose të kryejë nevojën e vogël në lavamanâ. (Hadith i saktë â Albani)
(Sunen Ebu Davud)