Kapitulli i Pastërtisë – Tema 28
(Nr. 52) Na ka treguar Muhammed Ibn Beshari, këtij i ka treguar Muhammed Ibn Abdullah El-Ensariu, këtij i ka treguar Anbesete Ibn Seidi El-Kufi El-Hasibi, i cili thotë më ka treguar Kethiri, nga Aishja, e cila ka thënë: “Pejgamberi (salAllahu alejhi we selem) i pastronte dhëmbët me misvak dhe ma jepte misvakun mua që t’ia pastroj, unë filloja me të, i pastroja dhëmbët, pastaj e pastroja atë dhe ia ktheja misvakun atij”. (Hadith i mirë – Albani)
(Sunen Ebu Davud)