Kapitulli i Pastërtisë – Tema 20
(Nr. 36) Na ka treguar Jezid Ibn Halid Ibn Abdullah Mevhebi El-Hemdaniu, këtij i ka treguar El-Mufaddal Ibn Fadale El-Misriu, nga Ajjash Ibn Abbas El-Kitbaniu se Shijejme Ibn Bejt-ani e ka lajmëruar atë nga Shejban El-Kitbaniu, i cili ka thënë se Mesleme Ibn Muhal-ledi e kishte punësuar Ruvejfian që të punojë në një skaj të tokës (arës), pastaj ka thënë Shejbani shkuam me të prej Kevmi Sherikut deri në Alkamae, ose prej Alkamaes deri në Kevmi Sherik, sepse kjo ishte dëshira e Alkames, pastaj ka thënë Ruvejfiu, nëse ndonjëri prej nesh po të ishte në kohën e të Dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi we selem) do ta kishte marrë shpatën e vëllait të vet për luftë, por me kusht që fitimi nga lufta të jetë gjysma për atë e gjysma për ne, edhe pse ndonjërit prej neve i fluturonte maja e shigjetës, bishti i saj dhe tjetrit shtaga (mbi kokë)… pastaj ka thënë: Më ka thënë mua i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi we selem): “O Ruvejfie ndoshta jeta jote do të zgjasë më gjatë pas meje, por, ti lajmëroi njerëzit se ai, i cili mban mjekër të gërshetuar, ose (ai i cili bartë) rruza teke në qafë, ose bën pastrimin e organit (ai, i cili merr taharet) me mbeturinën e kafshës ose me asht të kalbur, le ta dijë se Muhammedi (salAllahu alejhi we selem) (nga personat e tillë) është i pastër”. (Hadith i saktë – Albani)
(Nr. 37) Na ka treguar Jezid Ibn Halid, këtij i ka treguar Mufaddali, nga Ajjashi se Shijejme Ibn Bejtani e ka lajmëruar atë me këtë Hadith (që u theksua më sipër). Gjithashtu transmetohet nga Ebi Salim El-Xhejsha-niu, ky nga Abdullah Ibn Amër, i cili e ka theksuar atë, kur ai ishte me të rojtar te kështjella, në portën “Eljun”. (Hadith i saktë – Albani)
Ebu Davudi ka thënë: “Kështjella Eljun” ka qenë në Fistat (Kajroja e sotme në Egjipt) lartë në kodër.
Ebu Davudi ka thënë: Ai është Shejban Ibn Umejje, i njohur me ofiqin Eba Hudhejfe.
(Nr. 38) Na ka treguar Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbeli, këtij i ka treguar Revha Ibn Ubade, këtij i ka treguar Zekerija Ibn Is’haku, këtij i ka treguar Ebu Ez-Zubejri se ai e ka dëgjuar Xhabir Ibn Abdullahun duke thënë: “I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi we selem) na ka ndaluar që të pastrohemi (fshihemi) me asht ose me pleh (me bajgë)”. (Hadith i saktë – Albani)
(Nr. 39) Na ka treguar Hajve Ibn Shurejh El-Himsiu, këtij i ka treguar Ibn Ajjashi, nga Jahja Ibn Ebi Amri Es-Sejbaniu, ky nga Abdullah Ibn Ed Dejlemiu, e ky nga Abdullah Ibn Mes’udi, i cili ka thënë: “Erdhi një delegacion prej xhinnëve te i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi we selem) dhe i thanë: “O Muhammed, nëse umeti yt e pastrojnë anusin me asht, me pleh (me bajgë), ose me thëngjill, ndërsa në ato na i ka lënë neve rrizkun Allahu, (furnizimin), atëherë i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi we selem) e ndaloi (pastrimin, taharetin me) ato (gjëra)”. (Hadith i saktë – Albani)
Shënim: Muhammedi (salAllahu alejhi we selem) ishte i dërguar i fundit edhe për xhinnët,. Xhinnët janë krijesa të padukshme të krijuara nga materia e zjarrit, prej tyre ka që i kanë besuar Muhammedit (salAllahu alejhi we selem) për Pejgamber, por, ka edhe të tilla që nuk i kanë besuar.
(Sunen Ebu Davud)