Që të jetë e shëndetshme, ajo duhet t’i japë përparësi dashurisë dhe kënaqësisë së Allahut të Lartësuar, të Vetmit të adhuruar me meritë në qiej dhe në tokë. Ajo duhet të ruhet dhe të largohet nga çdo gjë të cilën e ka ndaluar dhe e urren Zoti i gjithësisë. Shëndeti dhe jeta e zemrës varen nga këto që përmendëm, dhe i vetmi burim për marrjen e ilaçit janë profetët e Zotit.
Është gabim të mendohet se ka ndonjë rrugë tjetër për arritjen e mirëqenies së zemrës, përveç rrugës së profetëve të Allahut. Ky gabim vjen si pasojë e ngatërrimit të mirëqenies së vërtetë të zemrës me përmbushjen e qejfeve dhe instikteve shtazore. Po të ndjekë këto të fundit, zemra mbetet larg arritjes së kënaqësisë së vërtetë, ndërsa forca, madje edhe vetë ekzistenca e saj vihen në pikëpyetje.
Ata që nuk e bëjnë dot dallimin mes këtyre dy mënyrave duhet të shqetësohen për shëndetin dhe jetën e zemrës së tyre, ose, më mirë, për mungesën e saj. Ata duhet të pikëllohen, sepse u mungon drita e udhëzimit të vërtetë dhe janë tërësisht të zhytur në oqeanin e errësirës.