Nga Zejd Ibn Thabiti (radijAllahu anhu) përcillet se ka thёnё: “Pejgamberi (alejhi selam) rrethoi njё pjesё tё vogёl nё xhami me degё palme (ose me kashtё) dhe filloi të falej nё tё. Disa burra e ndoqёn dhe falёn namaz bashkë me tё. Ata erdhën edhe natёn tjetёr, por Pejgamberi (alejhi selam) nuk doli. Ata ngritёn zёrin dhe i ranë derёs së Profetit (alejhi selam) me ca gurё tё vegjёl. Pejgamberi (alejhi selam) doli i zemёruar dhe iu tha: “Mendova se, po të vazhdonit tё vepronit kёshtu, do tu bëhej i detyrueshёm ky namaz, prandaj faluni nё shtёpitё tuaja, sepse namazi mё i mirё ёshtё ai qё falet nё shtёpi, pёrveç namazeve tё detyrueshme”. [1] Nё njё transmetim tjetёr thuhet: “Kisha frikё se mos u bëhej namaz i detyrueshёm, se po tё ishte bёrё i detyrueshёm, ju nuk do mund ta kryenit!” [2]
Mësime dhe dispozita:
1- Shihet thjeshtësia e Pejgamberit (alejhi selam) në mjetet që përdorte.
2- Mësojmë për adhurimin e shumtё të Pejgamberit (alejhi selam), edhe pse i ishin falur gjynahet e kaluara dhe tё ardhme.
3- Interesimi i sahabëve (radijAllahu anhu) pёr tё bёrё vepra tё mira dhe pёr ta ndjekur sa më shumë Pejgamberin (alejhi selam) në atë që vepronte.
4- Nё hadith tregohet vlera e namazit tё natёs nё pёrgjithёsi dhe veçanërisht nё Ramazan.
5- Lejohet falja e namazeve nafile nё xhami. [3]
6- Namazi i teravive nё Ramazan ёshtё vepër e Pejgamberit (alejhi selam), që më pas e ndërpreu nga frika se mos i bëhej detyrë umetit. Këtë sunnet e ringjalli më pas Omeri (radijAllahu anhu). [4]
7- Nëse udhëheqësi apo komandanti bën një veprim nё kundёrshtim mё atё qё janё mёsuar pasuesit e tij, duhet t’ua shpjegojë atyre arsyen, gjykimin, si dhe urtёsinё e kёtij veprimi, ashtu siç bёri Pejgamberi (alejhi selam). [5]
8- Këtu duket dhembshuria dhe mёshira e Pejgamberit (alejhi selam) pёr umetin e tij, por edhe lehtësimi që bënte për ta – Allahu i dhëntë shpёrblimet mё tё mira! Prijёsit dhe njerёzit e mёdhej që kanë pasues në dije apo diçka tjetër, duhet të kenё model Pejgamberin (alejhi selam) në këtë aspekt. [6]
9- Lejohet lёnia e disa gjёrave me interes pёr tё shmangur tё kёqijat e mundshme, që mund të vijnë më pas. Gjithashtu, ndër dy gjëra të dobishme, duhet t’i japim pёrparёsi asaj që ka më tepër vlerë, kur nuk mund të arrihen të dyja. [7]
10- Kur namazet nafile falen me xhemat, si namazi i teravive, nuk thirret ezan apo ikamet. [8]
11- Falja nё shtёpi e namazeve nafile ёshtё mё e mirё se falja e tyre nё xhami, pёrveç namazeve qё, sipas traditës profetike falen me xhemat si për shembull, namazi i kёrkimit tё shiut dhe për teravitë, që mё e mira ёshtё qё tё falen me xhemat. [9]
[1] Buhariu (5762) dhe Muslimi (781).
[2] Buhariut (6860) dhe Muslimi (781).
[3] Sherh Ennevevij ala Muslim (6/69).
[4] Shiko Fet’hul Bari li Ibn Haxher (3/14).
[5] Burimi i mёsipёrm (3/14) dhe Tarhut-tethrijb (3/90).
[6] El Fet’h (3/14).
[7] Sherhun Nevevi ala Muslim (6/69) dhe El Fet’h (3/14).
[8] Burimi i mёsipёrm (3/14) dhe Tarhut-Tethrijb (3/90).
[9] Sherhun Nevevi ala Muslim (6/70) dhe Mirkatul Mefatijh (3/334).