Prej Ibn Umerit transmetohet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Muaji ёshtё kёshtu e kёshtu e kёshtu…”, duke i shtrirё tri herë pёrpara dy pёllёmbёt e tij me tё gjitha gishtёrinjtё, domethënë tridhjetё ditë. Pastaj tha: “Ose kёshtu e kёshtu e kёshtu”, duke i shtrirё dy herë pёrpara dy pёllёmbёt e tij me tё gjitha gishtёrinjtё, ndёrsa herёn e tretё i shtriu duke fshehur njё prej gishtёrinjve tё mёdhenj tё dorёs sё djathtё apo tё majtё, domethënë njёzet e nёntё ditë. [1]
Nё Sahihun e Buharit transmetohet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Ne jemi popull analfabet, që nuk shkruajmё e nuk llogarisim. Muaji ёshtё kёshtu ose kёshtu”, duke treguar me gishta, domethënë, ose tridhjetё ditë, ose njёzet e nёntё ditë. Nё Sahihun e Muslimit transmetohet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Muaji ёshtё kёshtu e kёshtu e kёshtu”, duke treguar me gishta tridhjetё ditë dhe njёzet e nёntё ditë.
Nё Sahihun e Muslimit transmetohet se Ibn Umeri dёgjoi njё person duke thёnё: “Sonte ёshtё gjysma e muajit” Ibn Umeri i tha: “E ku e di ti qё ёshtё gjysma? Unё kam dёgjuar tё Dёrguarin e Allahut duke thёnё: ‘Muaji ёshtё kёshtu e kёshtu’.”, duke treguar tё dhjetё gishtёrinjtё e tij tri herё, pastaj i tregoi pёrsёri tri herё, por nё tё tretёn fshehu gishtin e madh tё njёrёs dorë. [2]
Prej Sa’d Ibn Ebu Uekasit transmetohet se i Dёrguari i Allahut bashkoi dy duart e tij dhe tha: “Muaji ёshtё kёshtu e kёshtu”, e nё tё tretёn fshehu njё gisht. [3] Prej Ibn Abassit pёrcillet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Mё erdhi Xhibrili dhe mё tha se muaji ёshtё njёzet e nёntё ditё.” [4] Prej Ibn Mes’udit transmetohet se ka thёnё: “Me tё Dёrguarin e Allahut kemi agjёruar mё shumё njёzet e nёntё ditё sesa tridhjetё ditë.” [5]
Tirmidhiu ka thёnё: “Nё lidhje me kёtё temё, prej Umerit, Ebu Hurejres, Aishes, Sa’d Ibn Ebu Uekasit, Ibn Abassit, Ibn Umerit, Enesit, Xhabirit, Ummu Selemeh dhe Ebu Bekrah pёrcillet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Muaji ёshtё njёzet e nёntё ditë.” [6]
Dobi dhe dispozita
E para: Muaji hёnor gjatё sё cilit besimtari kryen veprat e mira mund tё jetё tridhjetё ditё ose me një ditë më pak, pra, njёzet e nёntё ditё.
E dyta: Shpёrblimi jepet i plotё edhe nёse muaji ёshtё i shkurtër, me 29 ditë, sikurse tregon Ibn Mes’udi, se, me tё Dёrguarin e Allahut, ata kishin agjёruar mё shumё njёzet e nёntё ditё, sesa tridhjetë ndёr vite tё ndryshme.
E treta: Ky hadith kundёrshton matematicienёt dhe astronomёt dhe tregon qartё se pёrcaktimi i dispozitave fetare si agjёrimi, festa e Bajramit apo haxhi bazohen nё shikimin e hёnёs e jo nё pёrllogaritje.
E katërta: Lejimi i pёrdorimit tё shenjave treguese, që janё forma tё qartësimit dhe tё mёsimit tё gjërave. [7]
E pesta: Muajt me njëzet e nëntë ditë mund tё jenë rresht dy, tre ose katёr të tillë, por nuk mund tё ndodhё që të jenë mё shumё se katёr muaj njëzet e nëntë ditorë njёri pas tjetrit. [8]
E gjashta: Ky popull quhet si popull analfabet, sepse shkrimi nё kohёn e tyre ka qenё shumё i rrallё dhe Profeti i kёtij populli gjithashtu ka qenё analfabet.
Allahu thotё: “Ai çoi tek analfabetёt tё dёrguar prej tyre.” Gjithashtu ka thёnё: “Ti, pёrpara këtij, nuk pate lexuar ndonjё libёr e as nuk e pate shkruar me tё djathtёn tёnde, sepse kёshtu do tё dyshonin pasuesit e sё kotёs.” Prej mirёsisё sё Allahut ndaj kёtij populli ёshtё kjo fe. Ata nuk e kanё marrё librin prej dikujt tjetёr, por me shpallje prej Allahut tek i Dёrguari i Tij. [9]
E shtata: Ummeti Islam nuk e ka tё nevojshme qё, pёr kohёn e adhurimeve, tё bëjë kёrkime shkencore apo llogari matematike, sepse Ligjvёnёsi i Urtё e ka lidhur kёtё me shikimin, e kjo ёshtё shumё e lehtё pёr tё gjithё njerёzit.
E teta: Ne si muslimanё nuk jemi tё obliguar tё njohim libra shkencorë e tё bёjmё llogari matematikore pёr tё ditur kohёn e agjёrimit apo kohёn e ndonjё adhurimi tjetёr, sepse njohja e kohёve tё adhurimeve tona ёshtё e lidhur me gjёra tё dukshme, me shenja tё qarta, pёrpara tё cilave tё gjithё janё tё barabartё, ata qё janё matematicienё dhe ata qё nuk janё.
E nёnta: Njё person i cili premton ose betohet se do tё agjёrojё njё muaj tё caktuar, si muajin Rexhep apo Shaban, dhe pasi e agjёron atё del me njёzet e nёntё ditё, atёherё ai e ka plotёsuar premtimin ose betimin e vet.
E dhjeta: Nёse dikush premton apo betohet se do tё agjёrojё njё muaj pa caktuar emrin e muajit, mendimi mё i zgjedhur ёshtë se atij i mjafton tё agjёrojё njёzet e nёntё ditё, sepse muaji ёshtё me kaq ditё.
E njёmbёdhjeta: Dita e dyshimtë ёshtё e sanksionuar qё tё jetё ditё e muajit Shaban, prandaj nuk lejohet agjёrimi i asaj dite si ditё e Ramazanit, sepse i Dёrguari i Allahut e ka lёnё nisjen e agjёrimit nё varёsi tё shikimit tё hёnёs sё Ramazanit.
E dymbёdhjeta: Nga hadithet pёrfitojmё se pёrdorimi i teknologjisё moderne, si sateliti apo teleskopi e tё ngjashme, pёr pёrcaktimin e vendit ku mund tё shfaqet hёna e re ose lehtёsimin e shikimit tё saj, nuk ёshtё i ndaluar, megjithatё, ajo qё merret pёr bazё ёshtё vёshtrimi me sy tё lirё.
[1] Buhariu 4996, Muslimi 1080.
[2] Buhariu 4996, Muslimi 1080.
[3] Muslimi 1086, Nesai 4/138.
[4] Nesai 4/138 dhe saktёsoi Albani.
[5] Ebu Daudi 3322, Tirmidhi 689, saktёsoi Albani.
[6] Xhamiu Tirmidhi 3/73.
[7] Fet’hul Bari 4/127.
[8] Sherh En Nevevij ala Muslim 7/191.
[9] Umdetulkarri 10/286.