Një ditë disa nga shokët e Profetit (salAllahu alejhi we selem) ishin mbledhur dhe po diskutonin. Profeti nuk ishte prezent me ta gjatë këtij diskutimi. Në këtë mbledhje ishte Halid ibn Uelidi, Abdurrahman ibn Aufi, Bilali, Ebu Dher el Gifari, e të tjerë me ta. Njerëzit në mbledhje po flisnin rreth një çështje të caktuar.
Në ato momente e mori fjalën një nga shokët e Profetit dhe dha një mendim se si duhet të vepronte ushtria e muslimanëve. Në këtë moment e merr fjalën Bilali dhe tha: Ky mendim është i gabuar. Në këtë moment sahabi që dha mendimin tha: “Edhe ti o bir i zezakes më kritikove?!
Bilali u çua. Këtë ngjarje kam për t’ia treguar Profetit tha ai, dhe u largua nga mbledhja i prekur, i habitur dhe i nervozuar. Shkoi Bilali tek Profeti (salAllahu alejhi we selem) dhe i tha: O i dërguar i Allahut! A nuk e dëgjove se ç’tha filani për mua? Profeti e pyeti: “Çfar të tha?” Më ofendoi dhe më tha o biri i gruas së zezë. Profeti salallahu alejhi ue selem sapo dëgjoi këto fjalë, ndryshoi menjëherë në fytyrë.
Ndërkohë në atë çast erdhi sahabi tjetër, të cilit i kishte shkuar lajmi për ankesën e Bilalit. Iu afrua Profetit (salAllahu alejhi we selem) dhe e përshëndeti atë me selam. Profeti pasi ia ktheu selamin i tha: “A e shave duke i ofenduar nënën?! O filan, vërtet ti je një person që injoranca ende ka mbetur prezente te ty”!! Sahabi plasi në vaj, iu afrua Profetit dhe i tha: O i dërguar i Allahut, lute Allahun të më falë, dhe më pas ashtu duke qarë doli nga xhamia.
Duke ecur pa Bilalin, i doli përpara, e uli faqen e tij në tokë përpara këmbëve të Bilalit dhe i tha: O Bilal, pasha Allahun unë nuk do ta ngre faqen nga dheu derisa ti ta shkelësh me këmbë. Ti je i larti, ndërsa unë i nënçmuari. Bilali filloi të qaj, iu afrua, e puthi në faqe dhe i tha: Nuk mund të shkel një fytyrë që i bie në sexhde Allahut dhe ashtu si ishin u përqafuan të dy duke qarë!!!
Kjo ishte ishte histra e kësaj ndjesie që të lë pa fjalë! Po sot? Ka prej nesh që i shajnë dhe ofendojnë vëllezërit e tyre mbi dhjet herë në ditë dhe nuk kërkojnë falje qoftë dhe njëherë të vetme. Padyshim që kërkimi ndjesës është një ndër virtytet e larta për të cilën na mëson kjo fe.