Kapitulli i Pastërtisë – Tema 2
(Nr. 3) Na ka treguar Musa Ibn Ismaili, këtij i ka treguar Hammadi, këtë e ka informuar Ebu Tejjahi, i cili ka thënë më ka treguar një shejkh (mësues), i cili ka thënë: “Me rastin kur arriti Abdullah Ibn Abbasi në Basra dhe tregonte për Ebu Musën, Abdullahu ia shkroi një shkresë Ebu Musës dhe e pyet për disa gjëra. Ebu Musa ia ktheu shkresën duke i thënë: “Një ditë isha me të Dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi we selem) dhe deshi të kryejë nevojën e vogël. Iu afrua një vendi, ku toka ishte e butë – në themel të një muri dhe bëri nevojën e vogël. Në atë rast Pejgamberi (salAllahu alejhi we selem) ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush dëshiron të kryejë nevojën e vogël, le të zgjedhë (le të gjejë) për urinën e tij ndonjë vend të butë dhe të përshtatshëm”. (Hadith i dobët – Albani)
(Sunen Ebu Davud)