Selmani (radijAllahu anhu) tregon se Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: “Nuk e zmbraps atë që është caktuar të ndodhë , përveçse lutja dhe nuk e shtyn afatin e jetës përveçse bindja dhe mirëbërja ndaj prindërve.” [1] Shënon: Tirmidhiu. Hadithi është i mirë.
[1] Shmangia e asaj që është paracaktuar të ndodhë (kadasë) përmes lutjes, është diçka reale. Ibn Kajjim ka thënë: “Kjo gjë është paracaktuar të ndodhë si pasojë e shkaqeve, ndër të cilët është edhe lutja. Pra, nuk është paracaktuar të ndodhë pa shkak, por si pasojë e shkakut që e sjell atë. Kështu nëse robi e punon shkakun do të ndodhë ajo që është paracaktuar, e nëse nuk e punon shkakun, ajo që vjen si pasojë e tij nuk ka qenë paracaktuar të ndodhte. Kjo është njëlloj siç është përcaktuar të vijë ngopja me ushqim dhe me ujë si pasojë e ngrënies dhe pirjes, siç është përcaktuar të lindë fëmija si pasojë e marrëdhënieve seksuale, siç është përcaktuar të mbijnë bimët si rrjedhojë e mbjelljes së farës, siç është përcaktuar dalja e shpirtit të kafshës me anë të therjes dhe gjithashtu siç është përcaktuar hyrja në Xhennet për shkak të punëve dhe hyrja në zjarr po për shkak të punëve”.
[Ed-dau ued-daua]