Kapitulli i Pastërtisë – Tema 21
(Nr. 40) Na kanë treguar Seid Ibn Mensuri dhe Kutejbe Ibn Seidi, të cilët kanë thënë: Na ka treguar Jakub Ibn Abdurrahmani, nga Ebi Hazimi, ky nga Muslim Ibn Kurti, ai nga Urve, e ky nga Aishja: “I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi we selem) ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush shkon në nevojtore, le t’i marrë me vete tre gurë që me to të pastrojë anusin, sepse (tre gurë) janë të mjaftueshëm (për pastrim)”. (Hadith i mirë – Albani)
(Nr. 41) Na ka treguar Abdullah Ibn Muhammed En-Nefejliu, këtij i ka treguar Ebu Muavie, nga Hisham Ibn Urvete, ai nga Amër Ibn Huzejme, ky nga Umare Ibn Huzejme, e ky nga Huzejme Ibn Thabiti, i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi we selem) është pyetur për pastrimin (pas kryerjes së nevojës) dhe në atë rast është përgjigjur duke thënë: “Me tre gurë, por, të mos ketë (në mesin e tyre) mbeturinë (bajgë të kafshës ose fëlliqësirë të njeriut)”. (Hadith i saktë – Albani)
Ebu Davudi ka thënë: Këtë hadith e ka transmetuar Ebu Usame dhe Ibn Numejri nga Hishami – Ibn Urvete.
(Sunen Ebu Davud)