Kapitulli i Pastërtisë – Tema 23
(Nr. 43) Na ka treguar Vehbe Ibn Bekije, ky nga Halid El-Vasitiu, ai nga Halid – El-Hadhae, ky nga Ata Ibn Ebi Mejmune, e ky nga Enes Ibn Maliku: “I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi we selem) ka hyrë në një kopsht, në përcjellje të të cilit ishte një fëmijë me një enë nga e cila merrej abdest, ai (fëmija) ishte më i vogli prej nesh, i cili e vëndoi atë (enën) te lotosi (lloj bime), (Pejgamberi) pasi kreu nevojën e tij doli te ne dhe pasi që kishte pastruar organin (anusin) me ujë”. (Hadith i saktë – Albani)
(Nr. 44) Na ka treguar Muhammed Ibn El-Alai, këtë ka lajmëruar Muavi Ibn Hishami, nga Junus Ibn El-Harithi, ai nga Ibrahim Ibn Ebi Mejmunete, ky nga Ebi Salihu, ky nga Ebi Hurejra, e ky nga Pejgamberi (salAllahu alejhi we selem), i cili ka thënë: “Ky ajet (që pason) ka zbritur për banorët e Kubasë: “Aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë” (Et-Teube : 108), të cilët pastronin organin pas kryerjes së nevojës me ujë dhe në lidhje me ata, ka zbritur ky ajet që u theksua”. (Hadith i saktë – Albani)
(Sunen Ebu Davud)