Kapitulli i Pastërtisë – Tema 22
(Nr. 42) Na ka treguar Kutejbe Ibn Seidi dhe Halef Ibn Hishami El-Mukriu, të cilët kanë thënë na ka treguar Abdullah Ibn Jahja Et-Tev’emu, i cili thotë na ka treguar Amër Ibn Avni, i cili ka thënë na ka lajmëruar Ebu Jakub Et-Tev’emi, nga Abdullah Ibn Ebi Mulejkete, ky nga nëna e vet, e ajo nga Aishja, e cila ka thënë: “I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi we selem) kreu nevojën e vogël, Omeri u ngrit pas tij me një enë me ujë. (Pejgamberi (salAllahu alejhi we selem) i parashtroi pyetje Omerit duke) i thënë: “Ç’është kjo o Omer? Është ujë që me të të marrësh abdest, tha Omeri. Pejgamberi (salAllahu alejhi we selem) iu përgjigj atij duke i thënë: “Nuk jam urdhëruar sa herë që të kryej nevojën e vogël të marrë abdest, se sikur ta praktikoja do të ishte Sunnet”. (Hadith i dobët – Albani)
(Sunen Ebu Davud)