Prej Sehl Ibn Sa’dit pёrcillet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Xhenneti ka tetё dyer. Ai ka njё derё qё quhet Rejan, tek e cila hyjnё vetёm agjёruesit.” [1]
Nё njё transmetim tjetёr nё Sahihun e Buhariut ka thёnё: “Xhenneti ka njё derё, qё quhet Rejan. Ditёn e Gjykimit, tek ajo hyjnё vetёm agjёruesit dhe askush tjetër. Atё ditё thuhet: ‘Ku janё agjёruesit?’ Ata ngrihen nё kёmbё dhe prej asaj dere nuk futet mё askush. Kur agjёruesit futen nё tё, ajo mbyllet dhe nuk hapet mё pёr askёnd.” [2]
Sipas njё transmetimi tё Tirmidhiut thuhet: “Nё Xhennet ka njё derё qё thirret Rejan. Pёr tё kaluar nё tё thirren agjёruesit. Kush ka qenё prej agjёruesve hyn nё tё, e kush hyn nё tё nuk do tё ketё mё etje kurrё.” [3]
Prej Ebu Hurejres pёrcillet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Kush shpenzon dy gjёra nё rrugё tё Allahut, thirret prej dyerve tё Xhennetit: ‘O rob i Allahut, kjo ёshtё mirёsi! Kush ka qenё prej njerёzve tё namazit, thirret prej derёs sё namazit; kush ka qenё prej njerёzve tё xhihadit, thirret prej derёs sё xhihadit; kush ka qenё prej njerёzve tё agjёrimit, thirret prej derёs sё Rejanit; kush ka qenё prej njerёzve tё sadakasё, thirret prej derёs sё sadakasё.”
Ebu Bekri tha: “O Dёrguar i Allahut, tё bёfsha kurban nёnёn dhe babain! Kush thirret prej kёtyre dyerve nuk ka më pas saj asnjё dёm, por desha tё di se a ka ndonjё person qё do thirret prej tё gjitha atyre dyerve?” Ai tha: “Po, dhe shpresoj qё t’i tё jesh prej tyre.” [4]
Nё njё transmetim tjetёr: “…kujdestari i çdo dere thёrret: Eja, ti filan, eja!” [5]
Nё Musnedin e Imam Ahmedit transmetohet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Njerёzit e pёrkushtuar ndaj njё vepre do tё kenё njё derё nё Xhennet, prej nga ku do tё thirren sipas veprёs qё kanё punuar mё shumё. Kështu, njerёzit qё janё dalluar nё agjёrim do tё thirren prej derёs sё Xhennetit, sё cilёs i thuhet Rejan.” Ebu Bekri tha: “O Dёrguari i Allahut, a ka ndonjё person i cili do të thirret prej tё gjitha kёtyre dyerve?” Ai tha: “Po, e unё shpresoj qё ti tё jesh njё prej tyre, o Ebu Bekёr.”
Ebu Bekri e pyeti tё Dёrguarin e Allahut se a do tё thirret dikush prej tё gjitha dyerve tё Xhennetit, duke parashtruar se, tё thirresh prej njё dere tё vetme tё Xhennetit ёshtё e mjaftueshme. Nuk ёshtё nevoja tё thirresh prej tё gjitha dyerve, sepse qёllimi ёshtё tё hysh nё Xhennet, e ky qёllim arrihen edhe vetëm me një.
Dobitё dhe dispozitat
E para: Vlera e agjёrimit, ku enkas pёr tё ёshtё përgatitur njё prej tetё dyerve tё Xhennetit.
E dyta: Rejan ёshtё emёr i pёrveçёm i njё prej dyerve tё Xhennetit. Ky emёr rrjedh prej fjalёs arabe ‘Rajun’, qё nёnkupton shuarjen e etjes dhe ёshtё e kundёrta e fjalёs ‘atashu’ – etje. Meqё agjёruesi e pengon veten nga pirja e ujit, ndonëse është shumё i etur, atёherё si shpёrblim i jepet tё pijё nё botёn tjetёr e kurrё mё nuk do të ndihet i etur.
E treta: Adhurimet e pёrmendura nё hadith, si namazi, xhihadi, agjёrimi, sadakaja janë dyer tё Xhennetit. Çdo derё ёshtё e veçantё pёr njerёzit e kёtyre adhurimeve, domethënë pёr ata qё kanё qenё të dalluar në njёrin prej tyre.
E katërta: Dyert e Xhennetit kanё melekë si kujdestarё. Ata thёrresin çdo person nё derёn pёrkatёse, sipas veprёs qё ka vepruar mё shumё. Kjo tregon se melekët i duan njerëzit qё janё tё mirё dhe gёzohen me ta. [6]
E pesta: Ky hadith tregon pozitёn e lartё qё gёzon Ebu Bekri. Ai do tё thirret prej tё gjitha dyerve tё Xhennetit, sepse ka qenë i dalluar në të gjitha veprat e mira. Fjala e tё Dёrguarit tё Allahut “shpresoj qё t’i tё jesh prej tyre” do tё plotёsohet me patjetёr. Nё hadithin e Ibn Abassit tregohet se Ebu Bekri do tё thirret prej tё gjitha dyerve tё Xhennetit. Jo vetёm kaq, por ai do tё thirret prej gjithё banesave dhe dhomave tё Xhennetit. [7]
E gjashta: Hadithi i lartpёrmendur tё jep ndjesinё se ata qё do tё thirren prej tё tetё dyerve janё një pakicё. [8]
E shtata: Ky hadith sinjalizon se bёhet fjalё pёr vepra vullnetare (nafile) e jo pёr veprat e detyrueshme, sepse ka shumё njerёz qё i kryejnё tё gjitha adhurimet e detyrueshme, mirёpo nuk ka shumё njerёz qё t’i kryejnё tё gjitha llojet e veprave nafile, e qё mё pas tё thirren prej tё gjitha dyerve tё Xhennetit. [9]
E teta: Lejohet lavdёrimi i njё personi nё prani, nёse kjo nuk sjell rrezik ndaj tij, si vetëpёlqim apo diçka tjetёr. [10]
E nёnta: Thirrja e personit qё i kryen tё gjitha kёto vepra vullnetare pa shkёputje nga tё gjitha dyert e Xhennetit bёhet nё shenjё shpёrblimi dhe nderimi pёr tё, por ai hyn nёpёrmjet njё dere tё vetme tё Xhennetit.
E dhjeta: Veprat e mira, me shumёllojshmёrinё e tyre, nё shumicёn e rasteve nuk mund t’i realizojё qё tё gjitha njё person i vetёm. Nё shumicёn e rasteve, kujt i lehtёsohet realizimi i njё lloji tё tyre privohet prej tё tjerave. Realizimi i tё gjitha llojeve tё veprave tё mira mund tё arrihet prej njё pakice njerёzish dhe Ebu Bekri ёshtё pjesё e asaj pakice. [11]
E njёmbёdhjeta: Kush bën një vepër shumё dhe shpesh, njihet me tё dhe etiketohet me tё. Kёtё e tregon fjala e Profetit: “kush ёshtё prej njerёzve tё namazit”, domethënë kush është i spikatur në namaze nafile, sepse ndryshe tё gjithё muslimanёt janё njerёz tё namazit. [12]
[1] Buhariu 3084, Muslimi 1155.
[2] Buhariu 1797.
[3] Tirmidhiu 765.
[4] Buhariu 1798, Muslimi 1027.
[5] Buhariu 2686, Muslimi 1027.
[6] Fet’hul Bari 7/29.
[7] Sahih Ibn Hiban 6867, nё tё ka dobёsi por e ka pёrforcuar Hejthemi nё Mexhma ez-Zewaid 9/46.
[8] Fet’hul Bari 7/28.
[9] Fet’hul Bari 7/28-29.
[10] Sherhun Nevevij ala Muslim 7/117.
[11] Et-Temhid 7/184.
[12] Et-Temhid 7/185.