Kapitulli i Pastërtisë – Tema 27
(Nr. 50) Na ka treguar Muhammed Ibn Isa, këtij i ka treguar Anbese Ibn Abdulvahidi, nga Hisham Ibn Urve, ky nga babai i vet, ky nga Aishja, e cila ka thënë: “I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi we selem) i pastronte dhëmbët me misvak, ndërsa në praninë e tij ishin dy burra; njëri ishte më i vjetër se tjetri. Në atë rast Allahu ia zbriti shpalljen atij (Pejgamberit) në lidhje me vlerën e misvakut dhe e urdhëroi që atë (misvakun) t’ia japë më të vjetrit”. (Hadith i saktë – Albani)
Ahmedi ka thënë: Ai (njeriu) ishte Ibn Hazemi, kurse Ebu Seidi ka thënë ai është Ibn Arabiu. Me transmetimin e këtij hadithi veçohen banorët e Medines.
(Nr. 51) Na ka treguar Ibrahim Ibn Musa Er-Rraziu, këtë e ka lajmëruar Isa Ibn Junusi, nga El-Mikdam Ibn Shurejhi, ky nga babai i vet, i cili thotë: I kam thënë Aishes: “I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi we selem) kur hynte në shtëpinë e tij me çka fillonte? Ajo ka thënë: Me misvak (i pastronte dhëmbët)”. (Hadith i saktë – Albani)
(Sunen Ebu Davud)