5. Shtimi i përmendjes së Allahut.
Nga shkaqet që kanë ndikim të çuditshëm në qetësimin e kraharorit dhe zhdukjes së trishtimit e brengës është shtimi i dhikrit (përmendjes) për Allahun. I Lartësuari ka thënë: “Vërtetë që zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut.” (Er-Ra’d : 28)
6. Të folurit për mirësitë e Allahut, të dukshme a te fshehta.
Njohja e këtyre mirësive dhe përmendja e tyre është shkak që Allahu të heqë pikëllimin e trishtimin, si dhe kjo gjë e nxit robin për falënderimin që është shkalla më e lartë e këtyre mirësive edhe nëse ai është në gjendje sprove, qoftë mjerim, sëmundje, a dicka tjetër. Nëse do të krahasojë mes mirësive që Allahu i ka dhënë, të cilat nuk kanë të llogaritur, dhe vështirësive që e kanë prekur, do të shohë se vështirësitë nuk kanë përqindje para mirësive.
7. Kthimi i kokës nga ata që janë më poshtë.
Për këtë na orienton Profeti (alejhi selam) në hadithin e saktë ku thotë: “Shihni ata që janë më poshtë se ju e mos shihni ata që janë më sipër se ju, se kjo gjë është më parësore për ju që të mos nëvleftësoni mirësinë e Allahut ndaj jush.” (E transmetoi Tirmidhiu me nr. 2513)
8. Përpjekja me shkaqet.
Përpjekja për eliminimin e shkaqeve që sjellin trishtim dhe sigurimin e shkaqeve që sjellin gëzim duke harruar gjërat e papëlqyeshme dhe duke kuptuar se mbajtja e mendjes në to është humbje dhe gjë e kotë. Po kështu, përpiqet me gjithë zemër të luftojë stresin rreth të ardhmes duke kuptuar se e mira dhe e keqja, shpresat dhe dhimbjet, janë në Dorë të Gjithëfuqishmit të Mençurit, njerëzit kanë në dorë vetëm arritjen e të mirave dhe shmangien e dëmeve.
9. Bërja e duase.
Nga gjërat e dobishme që duhen patur parasysh për gjërat e ardhshme është kjo dua të cilën Profeti (alejhi selam) e thoshte: “O Allah! Rregulloje fenë time me të cilën është e lidhur ruajtja e çështjes sime, rregulloje dynjanë time me të cilën është e lidhur jetesa ime, rregulloje Ahiretin tim me të cilin është i lidhur kthimi im, ma bë jetën shtim të çdo mirësie dhe vdekjen prehje prej cdo të keqeje.” (E transmeton Bezari me nr. 9019), si dhe: “O Allah! Në mëshiren Tënde shpresoj, ndaj mos më lër t’i mbështetem vetes sime as sa një lëvizje syri. Ma rregullo të gjithë çështjen time, nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje.” (E transmeton Muslimi me nr. 2720)
10. Llogaritja e mundësisë më të keqe.
Duke marrë parasysh mundësinë më të keqe në një çështje të caktuar, nëse e godasin shkaqe që sjellin frikë, sëmundje, varfëri apo zhdukje te gjërave të dashura, këto i pret me qetësi dhe duke qenë i mësuar me to, sepse të mësuarit e vetvetes me vështirësitë ia bën më të lehtë dhe pakëson ashpërsinë e tyre.
11. Sjellja të jetë për Allahun, jo për njerëzit.
Duke e kërkuar falënderimin vetëm prej Allahut, nëse i bën mirë dikujt dije se kjo është sjellje me Allahun, ndaj mos e ki mendjen te falënderimi i atij që i bëre mirë, sikurse i Lartësuari thotë: “Ne ju ushqejmë për hir të Allahut, nuk duam prej jush as shpërblim e as falënderim.” (El-Insan : 9)