Talha Ibn Muavije es-Selemiji rrëfen: Erdha tek Pejgamberi (alejhi selam) dhe thashë: “O i Dërguari i Allahut! Unë dua të bëj xhihad në rrugë të Allahut. Ai më pyeti: “A është e gjallë nëna jote? Po, – iu përgjigja. Atëherë, Pejgamberi (alejhi selam) më tha: “Mos ju nda këmbëve të saj [1] se aty është Xhenneti”. Trasmeton Taberaniu. Hadithi është i saktë.
[1] Në kuptimin shoqëroje, shërbeji dhe bëji mirë vazhdimisht, në mënyrë që të arrishë kënaqësinë e saj, sepse Xhenneti është tek këmbët e saj, ose nën këmbët e saj siç vjen në hadithin tjetër. Fjala e Pejgamberit (alejhi selam), “Xhenneti është nën këmbët e saj”, është në kuptimin që pjesën tënd në Xhennet nuk mund ta arrish veçse përmes pëlqimit të saj, pra mu sikur Xhenneti të ishte i saj dhe ajo të ishte e ulur mbi të dhe të mos të të jepej ty përveçse nga ana e saj, ngaqë kur thuhet se diçka është nën këmbët e dikujt kjo nënkupton që ai e ka mbizotëruar dhe nuk mund ta marrësh veçse përmes pëlqimit të tij.