Muavije Ibn Xhahimete Es-Selemij tregon se babai i tij (Xhahimete) erdhi tek Pejgamberi (alejhi selam) dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Më lindi dëshira për të shkuar në luftë, andaj erdha të këshillohem me ty”. Pejgamberi (alejhi selam) e pyeti: “A e ke nënën?” Po, – iu përgjigj ai. -“Shoqëroje, shërbeji dhe sillu mirë me të vazhdimisht, – i tha i Dërguari i Allahut, – se Xhenneti është te këmbët e saj ”. Shënon: Ibn Maxheh, Nesaiu dhe Hakimi. Hadithi është i saktë.
Gjithashtu, shënon edhe Taberaniu, por sipas citimit të tij vjen: “Shkova tek i Dërgauri i Allahut (alejhi selam) që të këshillohem me të për të shkuar në xhihad, por ai më tha: “A i ke prindërit?” Po, – i thashë. – “Shoqëroji, shërbeju dhe sillu mirë me ta, vazhdimisht, – më tha ai -, se Xhenneti është nën këmbët e tyre.” [1]
[1] Nesaiu ka shënuar: “se Xhenneti është nën këmbët e saj”, por kuptimi është i njëjtë.