Përcillet nga Abdullah Ibn Omeri (Allahu qoftё i kёnaqur me ta!) se Pejgamberi (alejhi selam) pёrmendi Ramazanin dhe tha: “Mos agjёroni pa parë hёnёn e re (tё Ramazanit) dhe mos e ndërprisni agjёrimin pa parë hёnёn tjetër të re (tё Shewalit). Nёse nuk mund ta shikoni hënën, atёherё plotësojeni (muajin tridhjetë ditë)”. [1]
Nё njё variant tjetër të Buhariut thuhet: “Kur të shikoni atё (hёnёn e re tё Ramazanit), agjёroni, dhe kur të shikoni tjetrën (hёnёn e re tё Shewalit), ndërprisni agjёrimin. Nёse nuk mund ta shikoni hënën, atёherё plotësojeni (muajin tridhjetë ditë)”. [2]
Kuptimi i fjalёs “plotësojeni” është: çojeni muajin deri nё cakun e tij dhe caku i tij ёshtё 30 ditё. Ky është shpjegimi i shumicёs sё dijetarëve tё parё dhe brezave pas tyre [3] , duke u mbështetur në transmetime të tjera, si: “Nёse nuk mund ta shihni hënën (pёr shkak tё reve), atёherё pёrcaktojeni muajin me 30 ditë.” Nё njё variant tjetёr thuhet: “llogarisni 30 ditë”, ndërsa nё një tjetёr: “plotёsoni numrin”. Të gjitha kёto transmetime gjenden nё ‘Sahih’-un e Muslimit. [4]
Nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) përcillet se Pejgamberi (alejhi selam) ka thёnё: “Kur ta shikoni hёnёn e re, filloni e agjёroni, dhe kur ta shikoni atё përsëri (pas një muaji), ndërpriteni agjёrimin. Nёse hëna nuk mund të shihet (pёr shkak tё reve), atёherë agjёroni plot 30 ditё”.
Nё njё variant tjetёr thuhet: “Filloni të agjёroni kur të shihni hënën e re dhe ndërpriteni agjёrimin kur ta shihni përsëri atё. Nёsё nuk arrini ta shihni atё, atёherё llogariteni muajin Sha’ban me 30 ditë”. Sipas njё tjetri: “Nёse nuk arrini ta kapni me sy, plotёsoni muajin Sha’ban me 30 ditë”. [5]
Përcillet nga Abdullah Ibn Omeri (Allahu qoftё i kёnaqur prej tё dyve): “Njerëzit ishin mbledhur për të parë hënën e Ramazanit, por unë njoftova të Dërguarin e Allahut se tashmë e kisha parë atë. Kështu, ai filloi agjërimin e Ramazanit dhe dha urdhër që edhe njerëzit të fillonin agjërimin.” [6]
Mësime dhe dispozita
1- Agjёrimi i Ramazanit ёshtё i lidhur mё shikimin e hёnёs sё re tё këtij muaji. Nёse shikimin e hёnёs e pengojnё retё, pluhuri, tymi apo diçka tjetёr, bёhet i detyrueshёm mbyllja e muajit Sha’ban me 30 ditё.
2- Nuk agjёrohet dita e fundit e muajit Sha’ban për të treguar siguri për Ramazanin, edhe nёse hёna nuk shikohet pёr shkak tё reve, pluhurit apo diçkaje tjetёr, sepse këtë e ka ndaluar Pejgamberi (alejhi selam) kur ka thënë: “Mos agjёroni pa parë hёnёn e re!”. Siç dihet, në parim, kur bëhet një ndalim në tekstet e Kur’anit apo të Sunnetit, ai duhet të merret si ndalim kategorik (harram).
3- Nёse shihet hёna e re e Ramazanit, bёhet i detyrueshёm agjёrimi, pa marrë parasysh parashikimet e pёrllogaritёsve. [7]
4- Nga normat që tregojnë lehtësinë e Sheriatit Islamik për zbatim është dhe lidhja e agjёrimit me shikimin e hёnёs, e kjo nuk ka nevojё pёr nxënie dhe studim, sepse hënën e re arrin ta shohë ai që ka shikim të fortë. Sikur kjo çështje tё varej nga pёrllogaritjet, atëherë do tё kishte qenë e vёshtirё pёr shumicёn e muslimanёve, nё ato vende ku mungojnë specialistёt që bëjnë mirë llogaritjen astronomike. [8]
5- Fillimi i agjёrimit ёshtё i detyrueshёm pёr popullin e atij vendi ku është parë hёna e re e Ramazanit. Kështu, vendi në të cilin nuk ёshtё parё hёna nuk e nis agjёrimin, sepse mundësia e shikimit të hёnёs ndryshon në varësi të vendeve tё ndryshme. [9]
6- Për hyrjen e muajit të Ramazanit mjafton dëshmia e njё njeriu tё drejtё, siç tregon hadithi i Ibn Omerit, ndёrsa pёr daljen e Ramazanit duhen dy dёshmitarё të drejtë, siç tregojnë hadithet e tjera. [10]
7- Prijësi i muslimanёve ёshtё ai i cili shpall hyrjen e Ramazanit ose ditën e Bajramit. [11]
8- Personi që shikon hёnёn e re tё Ramazanit duhet qё tё lajmёrojё kryetarin e muslimanёve ose zёvendёsin e tij.
9- Duhet tё merret parasysh lajmёrimi i mediave tё kohёs pёr hyrjen dhe daljen e muajit, nёse ato e bëjnë lajmërimin me urdhër të prijësit ose zёvendёsit tё tij. [12]
10- Ёshtё e pёlqyeshme qё muslimanёt të vëzhgojnë në grup hёnёn e re natёn e tridhjetë tё muajit Sha’ban dhe natёn e tridhjetë tё muajit Ramazan, qё tё mësojnë hyrjen e muajit dhe daljen e tij.
11- Çёshtja e pranimit të dëshmisë së një gruaje për shikimin e hёnёs mbetet e diskutueshme nё mesin e dijetarёve. Dijetari Ibn Baz (Allahu e mёshiroftё!) ka pёrzgjedhur mospranimin e dёshmisё sё saj, sepse shikimi i hёnёs ёshtё një punë me të cilën merren vetëm burrat; ata arrijnë ta shohin hënën e re dhe kanë njohuri më shumë sesa gratё pёr kёtё çёshtje. [13]
[1] Buhariu dhe Muslimi.
[2] Buhariu (1807) dhe Muslimi (1080).
[3] Shpjegimi i Neveviut mbi Muslimin (7/186).
[4] Muslimi (1080-1081).
[5] Buhariu (1810) dhe Muslimi (1081).
[6] Ebu Davudi (2343), Darimi (1691), Darekutni (2\156), Bejhekiu (4/212),Tabaraniu nё Evset (3877). E saktёson Ibn Hibbani (3447). Hakimi ka thёnё se është me kushtet e Muslimit (1/585). E saktёson Neveviu nё Mexhmu (6/276).
[7] Sherh Ibn Mulekkan ala Elumdeh (5/178)
[8] Sherh Ibn Battal ala el Buhari (4/27)
[9] Sherh ibn Mulekkin (5/181-182).
Mendimi më i saktë i dijetarëve në këtë çështje është se shikimi i një vendi vlen dhe për çdo vend tjetër ku arrin lajmi i shikimit sikurse ka sqaruar me argumente Ibn Tejmijje ne Mexhmul Fetawa.
Arsyeja që përmend më lart autori nuk qendron për shkak se:
1- Nuk ka asnjë argument për të ndarë kufitjë e vendeve ku mund të shihet hëna nga ato ku nuk mund të shihet hëna.
2- Për ndarjen e vendeve me kufij nga njëri-tjetri do të nevojitej llogaritje, sepse nuk ka mënyrë tjetër, e siç dihet bazimi në llogaritje është i ndaluar.
3- Edhe ndarja me hamendje e kufirit të një vendi nga një vend tjetër apo të vendeve të largëta nga ato të afërtat është e papranueshme në fe.
4- Edhe brenda atij që përkrahësit e këtij mendimi e quajnë një vend apo një shtet, siç është përshembull Arabia Saudite, ka zona më në lindje të tij ku nuk mund të shihet hëna e re, dhe ka zona më në perëndim të tij ku shihet hëna e re, a do të thotë kjo atëherë se edhe njerëzit e këtij vendi duhet të ndahen në disa rajone!?
5- Madje ka mundësi që hëna të shihet në një fshat, dhe të mos shihet në një fshat tjetër kufitar me të parin, por pak më në lindje, a do të thotë kjo se në varësi të mundësisë së shikimit të hënës duhet të ndahen dhe zona kaq të afërta me njëra tjetrën!? Pejgamberi e pranoi atë shikimin e grupit të udhëtarëve që e lajmëruan gjatë ditës se në mbrëmjen e djeshme kishin parë hënën e re.
6- Nëse do të vihej një kufi që ndan një vend nga një tjetër, atëherë do të duhej që njerëzit që janë përtej këtij kufiri qoftë edhe disa metra të mos e fillonin agjërimin, ndërkohë që ju ka arritur lajmi i shikimit të hënës, e kjo është e pavlefshme, sepse bie ndesh me hadithet e mësipërme që urdhërojnë të fillohet agjërimi kur shikohet hëna e re.
7- Ibn Kudame ka sqaruar në librin “El Mugni” se mosmarrëveshja mes dijetarëve mbi pranimin e shikimit të një vendi tjetër ka të bëjë vetëm me zëvendësimin si kaza të ditës së parë të Ramazanit. Kjo do të thotë se dijetarët në të kaluarën nuk e vinin në diskutim pranimin e lajmit të shikimit të hënës së re kur arrinte në kohë, gjatë natës ose ditës së parë, por diskutimi ka qenë vetëm për rastin kur lajmi i shikimit arrin mbasi ka kaluar dita e parë: nëse duhet të bëhet kaza ajo ditë apo jo. Kjo vërteton se ky fenomen që ndodh në kohën tonë ku pranohet shikimi i një vend tjetër, madje ndonjëherë edhe kufitar, ndërkohë që lajmi ka arritur që në natën e parë, është në kundërshtim dhe me ixhmain dhe praktikën ndërshekullore të muslimanëve.
Për hadithin që sjell Kurejbi nga Ibn Abassi themi se fjala e Ibn Abassit nuk ka të bëjë me rastin në fjalë, sepse Ibn Abassit i arriti lajmi mbasi kishte kaluar dita e parë e muajtit të Ramazanit, dhe prandaj nuk e mori për bazë. Nëse do ta merrte për bazë, do të duhej ta bënte kaza ditën e parë. Kështu, nëse lajmi i shikimit të hënës së re të Ramazanit na arrin mbasi ka kaluar dita e parë e këtij muaji, këtu vlen të merret për bazë hadithi i Ibn Abassit, që tregon se nuk e kemi detyrë ta agjërojmë kaza ditën e parë meqë nuk na ka arritur lajmi.
Por megjithëkëtë, nëse autoriteti që ju shpall muajin muslimanëve të një vendi ecën me këtë mendim të gabuar, ose ndonjë mendim tjetër të gabuar të ngjashëm me këtë, siç është bazimi në llogaritje, ose nëse muslimanët e këtij vendi gabojnë në fillimin e muajit të Ramazanit, ditën e Fitër Bajramit apo ditën e Kurban Bajramit, në këtë rast pra individët duhet t’i bashkohen xhematit dhe të mos e fillojnë Ramazanin veças, të mos e bëjnë ditën e fitër Bajramit veças dhe të mos e bëjnë ditën e Kurban Bajramit veças. Kështu pra individët duhet t’i bashkohen xhematit në fillimin e Ramazanit, ditën e Fitër Bajramit dhe ditën e Kurban Bajramit, qoftë edhe nëse janë në dijeni se xhemati i muslimanëve ka rënë në gabim për shkak të një mendimi a vendimi të gabuar të autoritetit që ju shpall muajin.
Argument për këtë është hadithi i Ebu Hurejres i cili tregon se Pejgamberi ka thënë: “Agjërimi fillon ditën kur ju filloni agjërimin, fitër bajrami bëhet në ditën kur ju bëni fitër bajram dhe kurban bajrami bëhet në ditën kur ju bëni kurban bajram”. (Shënon Tirmidhiu.) Në shpjegimin e këtij hadithi, Tirmidhiu menjëherë pas përmendjes së tij thotë: Disa dijetarë e shpjegojnë këtë hadith kështu: “Kuptimi është se agjërimi dhe fitër bajrami bëhen bashkë me xhematin dhe shumicën e njerëzve”. Albani thotë se hadithi është i saktë. (Shënim i redaktorit fetar)
[10] Thotё Tirmidhiu në ‘El Xhami’ (3/74): “Nuk kanё diskutim dijetarёt se pёr shikimin e hënës së ndërprerjes së agjërimit (Fitër Bajramit) nuk pranohet vetёm se dёshmia e dy burrave”. Neveviu nё Sherhul Muslim (7/190) thotё: “Qёllimi ёshtё ta shohin hёnёn disa prej muslimanёve. Nuk ёshtё kusht qё ta shikojё çdo njeri, përkundrazi, shikimi i dy persona tё drejtё mjafton për të tjerët, madje sipas mendimit mё tё saktё pёr fillimin e agjёrimit mjafton vetëm një dëshmitarë i drejtë, ndёrsa për Fitër Bajram, për shikimin e hënës së re të Shewalit, nuk mjafton dёshmia e njё personi të drejtë, sipas tё gjithё dijetarёve, pёrveç Ebu Theurit i cili mendon se mjafton njё pёrson i drejtё edhe për Fitër Bajram”. Shiko dhe fetvatё e Ibn Baz (15/62).
[11] El bulug bi tealijk Ebi kutejbeh El farjani. Shiko dhe El fetava Esseadije (216)
[12] Shih dhe Mexhmuul fetava Ibn Baz (15/86-87)
[13] Kush merr për bazë hadithin e Ibn Omerit nё pranimin e lajmit tё njё pёrsoni pёr shikimin e hёnёs së re, ai e pranon dëshminë e gruas dhe të robit (mbi shikimin e hënës së re të Ramazanit), siç pёrmend Hattabi nё Mealimus-Sunen (2/753). Ndërsa Ibn Bazi (Allahu e mёshiroftё!) është i mendimit se nuk pranohet dёshmia e gruas mbi shikimin e hёnёs sё re, siç pёrmendet nё Mexhmul Fetawa (15/62).