Kapitulli i Pastërtisë – Tema 19
(Nr. 35) Na ka treguar Ibrahim Ibn Musa Er-Raziu, këtë e ka lajmëruar Isa Ibn Junusi, nga Thevriu, ky nga El-Husajni, ai nga Ebi Seidi, ky nga Ebi Hurejre, e ky nga Pejgamberi (salAllahu alejhi we selem), i cili ka thënë: “Kush i lyen sytë me surme le t’i lërë në tek (1,3,5, herë). Kush e bën këtë e ka qëlluar, e kush jo atëherë nuk ka mëkat. Kush e pastron organin me gurë (pas kryerjes së nevojës) le ta bëjë (me tre gurë). Kush vepron kështu e ka qëlluar e kush jo nuk ka mëkat. Kush ka ngrënë, ajo që ka mbetur në mes të dhëmbëve le të hudhet, por, çka përtypet me gjuhën le ta përbijë. Kush e vepron këtë e ka qëlluar, e kush jo nuk ka mëkat për atë. Kush shkon në nevojtore le të mbulohet, e nëse nuk ka me çka atëherë le të tubojë turmë të rërës dhe le t’ia kthejë shpinë asaj, sepse shejtani luan me organin e nevojës (anusin) e njeriut. Kush vepron këtë e ka qëlluar, e kush jo nuk ka gjë për të”. (Hadith i dobët – Albani)
Ebu Davudi ka thënë: Këtë hadith e ka transmetuar Ebu Asimi nga Thevri në të cilin ka thënë “Husejn El-Himjeriu”. Gjithashtu këtë hadith e ka transmetuar Abdulmelik Ibn Es-Sabbahi, ky nga Thevriu, i cili e transmeton atë nga Ebu Seid El-Hajri. Ebu Davudi thotë: “Ebu Seid El-Hajri është prej shokëve të Pejgamberit (salAllahu alejhi we selem).”
(Sunen Ebu Davud)