Zejd Ibn Halid el Xhuheni përcjell se Pejgamberi (alejhi selam) ka thёnё: “Kush i jep ushqim për të çelur një agjёruesi, merr tё njёjtin shpёrblim si agjёruesi, pa e cenuar shpёrblimin e agjёruesit”. [1]
Njё transmetim tjetёr: “Kush i jep ushqim dhe pije njё për të çelur agjёruesi, ka tё njёjtin shpёrblim me të, pa e zvogëluar shpёrblimin e agjёruesit”. [2]
Kur Ebu Hurejrën (radijAllahu anhu) e ftoi njё e afërme për iftar, ai i tha: “Po tё tregoj se, sa herë që dikush ha iftar tek njё familje, ajo familje merr tё njёjtin shpёrblim me atë të tij.” – “Do tё kisha dёshirё – tha gruaja – të vije prapë tek ne”. – “Dua ta bёj kёtё pёr familjen time”. [3]
Mësime dhe dispozita:
1- Është bujaria e Allahut të Lartësuar që ka hapur rrugët e mirësisë dhe tё shpёrblimit. E tillë është nxitja pёr bamirësi dhe vendosja e shpёrblimeve të mëdha pёr kёtё vepёr. [4]
2- Këtu tregohet mirёsia e ofrimit të iftarit. Kush ushqen njё agjёrues, ka tё njёjtin shpёrblim me agjёruesin.
3- Allahu i Lartmadhёruar i jep shpёrblim nga Vetja e Vet atij qё ushqen agjёruesin, dhe jo nga shpёrblimi i agjёruesit. Ky ёshtё njё nga treguesit e bujarisё sё Allahut. [5]
4- Është i pёlqyeshëm pranimi i ftesёs pёr iftar. Refuzimi i kësaj ftese nga frika se mos bie nё harram apo se mos pakësohet shpёrblimi është diçka e tepruar, sepse agjëruesit nuk i pakësohet shpërblimi kur ha iftar tek një tjetër. Refuzimi është i arësyeshëm kur personi ёshtё i pasur ndërsa ftesa ёshtё vetёm pёr fukarenjtё.
5- Mësojmë për mirёsjelljen ndaj tё afёrmve dhe familjarëve, duke pranuar ftesën për iftar, me qëllim që ata të marrin shpërblimin e shtrimit të iftarit për agjëruesit, siç bëri Ebu Hurejra (radijAllahu anhu).
6- Qёllimi i ofruesit tё iftarit duhet tё jetё arritja e shpёrblimit tё kësaj vepre, si dhe nderimi i vёllait musliman, sidomos nёse agjёruesi ёshtё i varfёr.
Iftarin mund ta shtrosh nё shtёpinë tënde dhe ta ftosh agjëruesin, ose mund t’ia dёrgosh atij, ose mund t’ia bleshë ushqimin. Nga ana tjetër, duhet tё kemi kujdes nga shpёrdorimi, sidomos që sofrat e iftarit në kohën tonë janë bërë të shumta.
[1] Tirmidhiu (807), Ibn Maxheh (1746) dhe Nesaiu nё librin El-Kubra (3331-3330). Ibn Huzejmeh (2064) dhe Ibn Hibbani (3429) e quajnë të saktë. Por ështё transmetuar dhe si fjalё e Aishes tek Nesaiu nё El-kubra (3332) dhe gjithashtu si fjalё e Ebi Hurejrёs tek Abdurrezaku (7906).
[2] Ky ёshtё transmetimi i Abdurrezakut (7905) dhe i Taberaniut nё librin El-Kebijr (5\256) me nr. (5269).
[3] Abdurrezaku nё musannef (7908).
[4] Shiko: Aridatul Ehvedhij (4/21).
[5] Shiko: Fejd elkadijr (6/187).