Në librin “El Mugni” të Imam ibn Kudame el Makdisi, autori (Allahu e mëshiroftë!) ka folur për zbavitjen dhe llojet e saj dhe ndër të tjera ka thënë: “Ndërsa rënia e dajres nga burrat është e urryer në çdo rast, sepse dajres nuk i binin vetëm se gratë, kështu që rënia e dajres prej burrave është përngjasim i tyre me gratë dhe Profeti (salAllahu alejhi we selem), i ka mallkuar ata burra që i ngjajnë grave.” (“El Mugni” (14/159-160))
Po ashtu, Imam ibn Kudame (Allahu e mëshiroftë!) është pyetur: “Çfarë thonë fukahatë për atë që dëgjon kur i biet defit, paftave të teneqesë dhe këngëve dhe rrotullohet e kërcen, a lejohet një gjë e tillë apo jo, duke e ditur se ai beson se është e dashur nga Allahu dhe se rrotullimi dhe kërcimi me to është për Allahun?”
“Ai i cili vepron një vepër të tillë ka bërë gabim, ka humbur dinjitetin, kurse ai që është i dhënë pas saj nuk i merret për bazë dëshmia, nuk i pranohet fjala, dhe kjo do të thotë se nuk i pranohen hadithet që përcjell nga Profeti (salAllahu alejhi we selem), as dëshmia mbi shikimin e hënës dhe lajmet në lidhje me çështjet e fesë. Ndërsa besimi që ai ka se kjo është shprehje e dashurisë së Allahut nuk është ashtu, ai mund ta dojë Allahun me diçka tjetër veçkësaj, si dhe mund t’i pranohen tek Allahu vepra të tjera veç kësaj.
Ndërsa kjo vepër është gjynah dhe lojë, e ka përçmuar Allahu dhe i Dërguari i Tij, si dhe e kanë urryer dijetarët dhe e kanë konsideruar bidat (risi), e kanë ndaluar veprimin e saj, ndaj dhe nuk mundet që Allahut t’i afrohesh duke e kundërshtuar e as nuk mund t’i bindesh duke kryer ndalesat e Tij.
Cilido që bën rrugë të tij për tek Allahu kundërshtimin e Tij, s’do të fitojë tjetër veç largimit dhe përzënies. Cilido që konsideron si fe lojën dhe epshin (dëshirat), është sikur ai i cili bën prishje në tokë. Çdokush që kërkon të arrijë tek Allahu i Lartësuar me rrugë tjetër veç rrugës së Profetit (salAllahu alejhi we selem), dhe sunnetit të tij, padyshim që do të jetë larg nga arritja e qëllimit të tij.”
Ebu Bekër Ethrem (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “E kam pyetur Ahmed ibn Hanbelin për tegbirin (dhikrin melodioz), dhe ai tha: “Është bidat.”