Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Kam lënë në Irak diçka të cilën e quanin tegbijr (melodi) vepër që e shpikën zenadikat (të prishurit, të devijuarit dhe hipokritët), me të cilën largojnë njerëzit nga Kur’ani.”
Imam Iz ibn Abduselam (Allahu e mëshiroftë!) në librin “Kavaidul Ahkam fi Mesalihi el Enam” (2/186) ka thënë: “Ndërsa kërcimi dhe duartrokitja (që bëhet gjatë dhikrit sufi), është mendjelehtësi dhe shpërdredhje, e njëjtë me shpërdredhjen e grave, të cilën nuk e bën veçse një i mangët apo gënjeshtar. Nuk mundet që të kërcejë me këngë veçse ai të cilit i ka fluturuar mendja dhe i ka ikur zemra, sepse Profeti (salAllahu alejhi we selem), ka thënë: “Njerëzit më të mirë janë ata të shekullit tim, pastaj ata që vijnë pas tyre dhe më pas ata që vinë pas tyre”. Dhe askush prej tyre nuk e bënte një vepër të tillë.
Po ashtu ai ka thënë në librin “Kavaidul Ahkam” të cilin e ka recensuar Abdul Gani Deker (679): “Kërcimin nuk e kryen vetëm se ai që është me të meta mendore, dhe nuk lejohet vetëm se për gratë”.
Imam Sherbini (Allahu e mëshiroftë!) në librin “Mugni Muhtaxh” (4/426) ka thënë: “Imam Subki (Allahu e mëshiroftë!) i cili është nga dijetarët e mëdhenj të medh’hebit shafi, ka thënë: “Semaja (këndimi i dhikrit dhe poezive me melodi apo me vegla muzikore) që bëhet në ditët tona është e urryer dhe humbje (devijim), dhe është veprim të cilin e bëjnë injorantët dhe shejtanët. Cilido që pretendon se ajo është afrim tek Allahu, padyshim që ka gënjyer, po ashtu ata që thonë se ajo shton aftësitë për shijen (dheuk), ai është injorant ose shejtan.
Cilido që ia atribuon Seman Profetit (salAllahu alejhi we selem), duhet të edukohet me një edukim të rreptë dhe ai hyn në grupin e mashtruesve ndaj tij (salAllahu alejhi we selem). Cilido që gënjen me vetëdije ndaj tij, le t’i përgatisë vetes një karrige në zjarr. Kjo assesi nuk është rruga e të dashurve të Allahut, partisë së Tij dhe pasuesve të Profetit (salAllahu alejhi we selem), përkundrazi kjo është rruga e atyre që nuk pasojnë logjikën, por të kotën dhe lojërat (dredhitë). Të tillëve u tërhiqet vërejtje me fjalë, dorë dhe zemër.”
Imam Bedër ibn Xhema’a në përgjigjen që dha në lidhje me një pyetje rreth semasë ka thënë: “Në lidhje me semanë medh’hebi i Ebu Hanifes është më i ashpëri, dhe thëniet e tij për të janë thëniet më të rrepta. Nxënësit e tij kanë pohuar se dëgjimi i saj është prishje (fisk), ndërsa të kënaqurit me të është kufër, e pas kufrit nuk ka cak tjetër.”
Kurse Imam Maliku kur është pyetur për të ka thënë: “Atë tek ne e bëjnë të prishurit.” Madje në librat e nxënësve të tij pohohet se nëse dikush blen një skllave dhe gjen se ajo këndon, ka të drejtë ta kthejë duke e konsideruar atë të metë.”
Imam Ahmedin e ka pyetur biri i tij Abdullahu për seman dhe ai ka thënë: “O biri im! Këngët bëjnë që në zemër të shfaqet hipokrizia (nifaku).” Më pas përmendi thënien e Imam Malikut: “Atë tek ne e bëjnë të prishurit.”
Kurse Imam Shafiu nxënësve të tij në Egjipt u ka thënë: “Kam lënë në Irak diçka të cilën e quanin tegbijr (vallet sufiste) vepër që e shpikën zenadikat (të pafetë), me të cilën largojnë njerëzit nga Kur’ani.”
Nëse kjo thënie e tij shkon për (vallen sufiste) e cila është poezi ku të pranishmit i përshtatin melodi me zëra dhe shkopinj, atëherë çfarë mund të thuash vallë për semanë e cila bëhet në ditët tona?! Çdokush i cili thotë se ajo është e lejuar, padyshim se ka shpikur në fenë e Allahut atë e cila nuk është prej saj.” (Ithaf Sadetu El Mutakin (6/458))