-Pyetje: Cili është parimi i tretë?
-Përgjigje: Njohja e pejgamberit tonë, Muhamedit (alejhi selam). Ai është Muhamedi, i biri i Abdullahut, i biri i Abdulmutalibit, i biri i Hashimit. Hashimi ishte prej fisit Kurejsh. Kurejshët janë fis arab. Arabët prejardhjen e kanë prej Ismailit, të birit të Ibrahimit (alejhi selam).
-Pyetje: Sa ka jetuar Pejgamberi (alejhi selam)?
-Përgjigje: Pejgamberi ynë, Muhamedi (alejhi selam), ka jetuar gjashtëdhjetë e tre vjet, dyzet vjet para se t’i zbriste Shpallja dhe njëzetë e tre vjet si i dërguari i Allahut. Vendlindja e tij është Mekka.
-Pyetje: Për çfarë e ka dërguar atë Allahu?
-Përgjigje: Allahu e ka dërguari atë për të tërhequr vërejtje nga shirku (idhujtaria) dhe të ftoi në Teuhid (në njësimin e Zotit).
-Pyetje: Cili është argumenti për këtë?
-Përgjigje: Fjala e Allahut : “O ti i mbuluar me rrobat e tua! Çohu dhe paralajmëro! Zotin tënd madhëroje, rrobat e tua pastroji dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i idhujve). Mos jep gjë, me synimin për të marrë më shumë dhe për hir të Zotit tënd, duro!” (El-Mudethir : 1-7)
-Pyetje: Ç’do të thotë “Çohu dhe paralajmëro!”?
-Përgjigje: “Çohu dhe paralajmëro!” do të thotë: tërhiqu vërejtje njerëzve prej politeizmit dhe thirri në besim të drejtë.
-Pyetje: Ç’do të thotë “Zotin madhëro dhe rrobat e tua pastro”?
-Përgjigje: Kjo do të thotë madhëro Zotin tënd, duke e njësuar Atë. Ndërsa “rrobat e tua pastro” do të thotë që veprat e tua dhe besimin tënd t’i pastrosh nga politeizmi.
-Pyetje: Ç’do të thotë “largoju nga ndyrësia (adhurimi i idhujve)”?
-Përgjigje: Ajo do të thotë: lënia e tyre, distancimi prej tyre dhe prej ithtarëve të tyre.
-Pyetje: Sa i ka zgjatur kjo të Dërguarit (alejhi selam)?
-Përgjigje: Ajo i ka zgjatur dhjetë vjet, pastaj bëri udhëtimin në qiell, ku iu urdhërua të kryejë pesë namaze në ditë. Në Mekke është falur tre vjet, pastaj u urdhërua për të emigruar në Medinë.
-Pyetje: Ç’është emigrimi?
-Përgjigje: Emigrimi (hixhreti) ka dy kuptime: kuptimi i parë është lënia e vendit të idhujtarisë ku muslimanët shtypen për të shkuar në një vend islam apo në një vend ku ata janë të lirë të zbatojnë rregullat e fesë Islame. Kuptimi i dytë është largimi nga gjërat e ndaluara.
-Pyetje: Në ç’kategori detyrash bën pjesë emigrimi?
-Përgjigje: Ai është detyrë e domosdoshme e myslimanit qoftë për t’u larguar nga vendi ku ai shtypet, apo për t’u larguar nga veprimet e ndaluara nga Allahu.
-Pyetje: Cili është argumenti për këtë?
-Përgjigje: Fjala e Allahut : “Kur melaiket ua marrin shpirtrat atyre që e kanë ngarkuar veten me faje, thonë: “Ku ishit?” Ata përgjigjen: “Ishim të pafuqishëm në Tokë.” Melekët do t’u thonë: “A nuk ishte toka e Allahut e gjerë që të mërgonit në të? Këta janë ata (njerëz), vendbanimi i të cilëve është Xhehenemi; sa vend i keq është ai! Me përjashtim të burrave të pa fuqishëm, gra dhe fëmijë, të cilët nuk kanë mundësi të gjenin ndonjë rrugëdalje dhe nuk janë në gjendje të drejtohen në rrugë, mbase Allahu do t’i falë, se Allahu me të vërtetë është Shlyes dhe Falës i gjynaheve.” (Nisa : 97-99). Si dhe fjala e Allahut: “O robërit e Mi, që keni besuar! Toka Ime është vërtetë e gjerë, andaj më adhuroni vetëm Mua!” (El-Ankebut : 56)
-Pyetje: Cili është shkaku i zbritjes së këtyre dy ajeteve?
-Përgjigje: Shkaku i zbritjes së ajetit të parë është se një pjesë e popullsisë së Mekkës pranuan Islamin, por nuk u shpërngulën në Medinë me Pejgamberin (alejhi selam) megjithëse kishin mundësi për të emigruar. Në lidhje me ajetin e dytë Begaviu (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Shkak i zbritjes së këtij ajeti ishin muslimanët në Mekke që nuk
emigruan, Allahu u drejtohet atyre duke i quajtur besimtarë.”
-Pyetje: Cili është argumenti nga Suneti mbi vazhdimësinë e emigrimit?
-Përgjigje: Fjala e të dërguarit Muhamed (alejhi selam): “Nuk do të ndërpritet emigrimi derisa të mos ndërpritet pendimi, e pendimi nuk do të ndërpritet derisa Dielli të lindë andej nga perëndon.”
-Pyetje: Çfarë urdhëroi i Dërguari (alejhi selam) pasi u vendos në Medinë?
-Përgjigje: Muhamedi (alejhi selam) urdhëroi edhe detyra të tjera Islame, siç janë: zekati, agjërimi, haxhi, thirrja për falje (ezani), xhihadi, urdhërimi për të mirën dhe ndalimi nga e keqja e të tjera nga kodi i Islamit (Sheriati).
-Pyetje: Sa kohë e ka vazhduar këtë i dërguari i Allahut ?
-Përgjigje: Ai e ka vazhduar për dhjetë vjet, derisa vdiq, kurse feja e tij ka vazhduar dhe kjo është feja e tij. Nuk ka ndonjë të mirë vetëm se ia ka treguar umetit të tij, e as nuk ka ndonjë të keqe vetëm se ia ka treguar umetit të tij.
-Pyetje: Cila është ajo e mirë të cilën urdhëroi dhe cila është ajo e keqe nga e cila paralajmëroi?
-Përgjigje: E mira në të cilën e udhëzoi popullin është njësimi (Teuhidi) dhe gjithçka që do Zoti dhe që është i kënaqur me të, ndërsa e keqja për të cilën qortoi dhe ndaloi është idhujtaria dhe gjithçka që e urren Allahu .
-Pyetje: A e ka dërguar Allahu pejgamberin për një grup, për një popull të caktuar, apo për mbarë njerëzimin?
-Përgjigje: Allahu e ka dërguar Muhamedin (alejhi selam) pejgamber për mbarë njerëzimin si dhe për xhinët, dhe për të gjitha kohërat, deri në Ditën e Kiametit.
-Pyetje: Cili është argumenti për këtë?
-Përgjigje: Fjala e Allahut: “Thuaj (o Muhamed): “O njerëz, unë jam i dërguar i Allahut për të gjithë ju…” (El-Araf : 158)
-Pyetje: Allahu a e ka plotësuar fenë me Muhamedin (alejhi selam) apo ajo u plotësua pas Tij?
-Përgjigje: Po. Zoti e plotësoi fenë me Muhamedin (alejhi selam). Pas tij feja nuk ka nevojë për asgjë.
-Pyetje: Cili është argumenti për këtë?
-Përgjigje: Fjala e Allahut: “…Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha për ju Islamin fe”. (El-Maide : 3)
-Pyetje: Cili është argumenti për vdekjen e Muhamedit?
-Përgjigje: Fjala e Allahut: “Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë e, sigurisht që edhe ata do të vdesin. Pastaj, në Ditën e Gjykimit, ju do të grindeni para Zotit tuaj!” (Ez-Zumer : 30-31)
-Pyetje: A do të ringjallen njerëzit pas vdekjes apo jo?
-Përgjigje: Po, do të ringjallen. Sipas fjalës së Allahut: “Ne ju kemi krijuar prej Tokës, aty do t’ju kthejmë dhe prej saj do t’ju nxjerrim edhe një herë tjetër”. (Ta Ha : 55). Po kështu fjala e Allahut: “Allahu ju ka krijuar nga toka, ashtu si bimët, pastaj ju kthen tek ajo dhe prej saj sërish do t’ju nxjerrë.” (Nuh : 17-18)
-Pyetje: A do të japin llogari njerëzit dhe a do të shpërblehen për veprat e tyre pas ringjalljes?
-Përgjigje: Po, do të japin llogari për veprimet e tyre dhe do të shpërblehen. Në Kur’an thuhet: “…për t’i shpërblyer ata që bëjnë keq, sipas veprave të veta, e për t’i shpërblyer ata që bëjnë mirë, me shpërblimin më të mirë.” (En-Nexhm : 31)
-Pyetje: Si konsiderohet ai që e mohon ringjalljen?
-Përgjigje: Ai që e mohon ringjalljen konsiderohet jobesimtar (kafir), sipas argumentit të Kur’anit: “Ata që nuk besuan, mendojnë se nuk do të ringjallen kurrsesi. Thuaju: “Po, për Zotin tim, me siguri që do të ringjalleni e pastaj do të njoftoheni për atë ç’keni bërë! Dhe kjo është e lehtë për Allahun.” (Tegabun : 7)
-Pyetje: Me ç’mision i dërgoi Allahu të dërguarit?
-Përgjigje: Allahu i dërgoi të dërguarit për të përgëzuar me Xhennet besimtarët dhe për të paralajmëruar me zjarrin e Xhehenemit ata që nuk besojnë ose që i bëjnë shok Allahut.
-Pyetje: Cili është argumenti për këtë?
-Përgjigje: Fjala e Allahut: “Të dërguar që kanë qenë përgëzues dhe paralajmërues në mënyrë që njerëzimi të mos kenë ndonjë justifikim ndaj Allahut, pas ardhjes së të dërguarve…” (En-Nisa : 165)
-Pyetje: Cili është i dërguari i parë?
-Përgjigje: I dërguari i parë është Nuhu.
-Pyetje: Cili është argumenti për këtë?
-Përgjigje: Fjala e Allahut: “Ne të frymëzuam ty (o Muhamed) me shpallje, ashtu siç frymëzuam me shpallje Nuhin dhe profetët pas tij…” (En-Nisa : 163)
-Pyetje: A ka mbetur ndonjë popull pa i dërguar Allahu pejgamber që ta urdhërojë të adhurojë Allahun një të vetëm dhe të largohet nga adhurimi i tagutit (idhujve)?
-Përgjigje: Nuk ka mbetur asnjë popull pa u dërguar pejgamber. Kjo vërtetohet me argumentin e Kur’anit: “Çdo populli Ne i kemi çuar një të dërguar (që u thoshte) : Adhuroni vetëm Allahun dhe shmanguni nga taguti (idhujt)!” (Nahl : 36)
-Pyetje: Ç’është taguti?
-Përgjigje: Tagut është: “Çdo gjë ndaj të cilës njeriu i tejkalon kufijtë, duke e pasuar, adhuruar ose duke iu bindur.”
-Pyetje: Sa është numri i tagutëve?
-Përgjigje: Numri i tyre është i shumtë, por më kryesorët janë pesë:
- Iblisi (Shejtani) mbi të qoftë mallkimi i Allahut,
- Ai që adhurohet dhe është i kënaqur me adhurimin që i bëhet.
- Ai që i fton njerëzit në adhurimin e tij.
- Ai që pretendon se di të fshehtën.
- Ai që nuk gjykon me ligjin që ka zbritur Allahu.
Allahu na ka urdhëruar që të mos u besojmë këtyre, të largohemi prej tyre dhe të jemi muslimanë.
-Pyetje: Cili është argumenti për këtë?
-Përgjigje: Fjala e Allahut: “S’ka detyrim në fe, sepse tashmë është dalluar e drejta nga e shtrembra. Ai që mohon tagutin (idhujt dhe gjithçka që adhurohet në vend të Allahut) dhe beson në Allahun, është kapur në lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë. Allahu është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri”. (Bekare : 256)