Kapitulli i Pastërtisë – Tema 14
(Nr. 25) Na ka treguar Kutejbe Ibn Seid, këtij i ka treguar Ismail Ibn Xha’feri, nga El-Ala Ibn Abdurrahman, ky nga babai i vet, ai nga Ebi Hurejre: “Se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi we selem) ka thënë: “Ruanu prej dy gjërave që ju mallkojnë”. Të pranishmit i thanë: “E çka janë ato dy gjëra që mallkojnë, o i Dërguar i Allahut? Ka thënë: “Ai, i cili e kryen nevojën në rrugë, ku kalojnë njerëzit ose në hije, (ku ata pushojnë)”. (Hadith i saktë – Albani)
(Nr. 26) Na ka treguar Is’hak Ibn Svejdi Er-Rremliu dhe Omer Ibn El-Hattabi – Ebu Hafsi dhe hadithi i tij është më i plotë, sepse Seid Ibn Hakemi u ka treguar atyre, i cili u ka thënë, na ka lajmëruar Nafi Ibn Jezidi, i cili ka thënë se më ka thënë mua Hajvetu Ibn Shurejhi se Eba Seidi El-Himjerij i kishte treguar atij nga Muadh Ibn Xhebeli, i cili ka thënë: ka thënë i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi we selem): “Ruaju prej tri gjërave që mallkojnë: të kryerit e nevojës së madhe në (krua, burim, pus, vijë të ujit, etj), në rrugë (d.m.th. në çdo pjesë të saj) dhe ndër hije”. (Hadith i mirë – Albani)
(Sunen Ebu Davud)