Nga Ebu Ejub el Ensari transmetohet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Kush e agjёron Ramazanin, pastaj e pason atё me agjёrimin e gjashtё ditёve tё Shewalit, ёshtё sikur të ketё agjёruar gjithё kohёs.”
Nga Theubani pёrcillet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Agjёrimi i Ramazanit ёshtё i barazvlefshёm me dhjetё muaj, agjёrimi i gjashtё ditёve me dy muaj, e kështu ёshtё agjёrim gjatё tёrё vitit.”
Nё njё transmetim thuhet: “Kush agjёron gjashtё ditё pas Fitёr Bajramit ёshtё sikur ta ketё agjёruar njё vit tё plotё. Allahu thotё: ‘Kush kryen njё vepёr tё mirё, do ta ketё shpёrblimin sa pёr dhjetё tё tilla’.”
Dobi dhe dispozita
E para: Kёto hadithe tregojnё vlerёn e agjёrimit tё gjashtё ditёve tё Shewalit. Kush i agjёron ato pas Ramazanit, ёshtё sikur ta ketё agjёruar gjithё kohёs. Kjo ёshtё njё punё dhe njё mirёsi shumё e madhe.
E dyta: Pёlqehet qё besimtari tё shpejtojё nё agjёrimin e gjashtё ditёve, sepse shpejtimi nё kryerjen e veprave tё mira ёshtё gjithmonë i pëlqyeshëm dhe gjithashtu të mos humbasё mundёsi tё tilla kaq tё mira.
E katërta: Agёrimi i kёtyre ditёve mund tё kryhet nё fillim, nё mes ose nё fund tё muajit Shewal, të njёpasnjёshme ose tё ndara. Tё gjitha kёto mundёsi janё tё lejuara dhe, me lejen e Allahut, shpёrblimi pёr to është i plotё.
E pesta: Kush ka ditё mangёt prej Ramazanit, sё pari, duhet tё plotësojë ditёt e Ramazanit, pastaj t’ia nisё me gjashtё ditёt e Shewalit. Ky pёrfundim vjen duke u mbёshtetur nё kuptimin e drejtpёrdrejtё tё hadithit ku thuhet: “Kush agjёron Ramazanin…”
Pra, kush e agjёron atё tё plotё, sepse ai qё i kanё mbetur ditё prej Ramazanit nuk konsiderohet si agjёrues i Ramazanit plotёsisht, derisa t’i shlyejё ato ditё qё i ka borxh. Gjithashtu, shlyerja e një borxhi ёshtё mё parёsore se kryerja e ndonjё vepre tё pёlqyer.
E gjashta: Ligjvёnёsi i Urtё i ka vendosur obligimet midis veprave vullnetare. Ai ka vendosur vepra tё pёlqyera para dhe pas obligimeve, sikurse ka bёrё me namazet, me agjёrimin nё muajin Shaban dhe me agjёrimin e gjashtё ditёve tё muajit Shewal, midis tё cilёve ёshtё dhe agjёrimi i detyruar i Ramazanit.
E shtata: Kёto vepra tё pёlqyera plotёsojnё magёsitё nё obligime, pasi njeriu nuk shpёton prej veprave qё e mangёsojnё shpёrblimin e agjёrimit, si fjalёt e kota, shikimi i pakontrolluar etj.