Ebu Seid el Hudriu (radijAllahu anhu) rrëfen se Pejgamberi (alejhi selam) ka thёnё: “Ushqimi që hahet në syfyr ёshtё bereqet (i begatë), prandaj mos e lini atё, qoftё edhe duke pirë veç njё gllёnjkё ujё, se ata qё hanё syfyr i lavdëron Allahu, kurse melekёt kёrkojnё falje pёr ta.” [1]
Abdullah el Harithi (radijAllahu anhu) përcjell nga një sahab se, njëherë, njё burrё hyri te Profeti (alejhi selam) dhe e gjeti duke ngrёnё syfyr. Profeti (alejhi selam) i tha: “Ushqimi i syfyrit ёshtё begati që jua ka dhënë Allahu, prandaj mos e lini atё”. [2]
Ebu Suvejdi, një nga sahabët, tregon se Pejgamberi (alejhi selam) është lutur: “O Allah, mëshiroji ata qё hanё syfyr!”. Ubade Ibn Nesij rrëfen: “Mё herët thuhej: ‘Ha syfyr, qoftё edhe vetëm ujё, sepse kanë thënë që është i bekuar”. [3]
Ibn Omeri (radijAllahu anhu) tregon se Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: “Me tё vёrtetё, Allahu i mëshiron dhe melekët kёrkojnё falje pёr ata qё hanё syfyr”. [4]
Gjithashtu, Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregon se Pejgamberi (alejhi selam) ka thёnё: “Sa ushqim i mirё pёr syfyr ёshtё hurma e arabisë”. [5]
Mësime dhe dispozita:
1- Mësojmë për vlerën e ushqimit të syfyrit, si bekim dhe lehtёsim nga Allahu, tё Cilin e falënderojmё pёr kёtё.
2- Nga bereqeti i syfyrit është dhe fakti se Allahu dhe melekёt çojnё salavate mbi ata qё hanё syfyr. Salavati nga Allahu për ata që hanë syfyrë është mёshira që bën për ta, kёnaqësia e Tij prej veprёs sё tyre dhe lavdёrimi i tyre, ndërsa salavati i melekёve është kёrkimi i faljes pёr ta. [6]
3- Pejgamberi (alejhi selam) e ka ndaluar lёnien e syfyrit, dhe kjo tregon rëndësinë e tij.
4- Syfyri mund të quhet duke ngrënë diçka, sado e vogёl qoftё, madje edhe njё gllёnjkё ujё, ashtu siç pёrmendet në hadithe.
5- Ushqimi mё i mirё në syfyr janë hurmat e arabisë, sepse Pejgamberi (alejhi selam) i ka lavdёruar ato.
6- Çdo musliman duhet tё kujdeset ta ruajë kёtё traditë profetike, duke ngrënë syfyr, qoftё edhe diçka tё vogёl.
[1] Ahmedi (3/12). Sujuti nё Xhamius-Sagir (4801) e quan të saktë. Albani e ka vlerësuar si hadith të mirё nё Sahih Xhami (3683).
[2] Ahmedi (5/370) dhe Nesaiu (4/154). Albani e vlerëson hadith të saktë nё Sahih Xhami (1636).
[3] Bezari (974), Ibn Ebi Asin nё el ahad vel methane (2758), sipas të cilit është marrë dhe teksti i hadithit, por edhe Taberaniu nё Elkebijr (22/337) me numёr (845). Ibn Haxheri e quan hadith të mirë nё Muhteser zzevaid musned ElBezar (691).
[4] Ebu Nuejmi nё Elhiljeh (8/320). Ibn Hibani (3467) e vlerëson të saktë. Po kështë edhe Albani e quan hadith të mirë nё Sahijh Xhami (1844) dhe nё Essahijhah (1654).
[5] Ebu Davudi (2345) dhe Bejhekiu (4/236). Ibn Hibani (3475) e quan të saktë, por edhe Albani nё Sahih Ebu Davud.
[6] Shiko: Sherhu kasijde Ibn Kajjim (20), Fet’hul Bari i Ibn Haxherit (11/156) dhe Fejd ElKadijr (3/137).