Ibn Abbasi (radijAllahu anhu) tregon: “Kur u kthye Pejgamberi (alejhi selam) nga haxhi, i tha Ummu Sinan el Ensarijes: “Pse nuk e bëre haxhin?” Ajo i tha: “Burri im kishte dy deve, tё cilat i pёrdorte pёr vaditje. Me njёrёn prej tyre bёri haxhin, kurse tjetra ngeli për të bërë vaditjen e tokёs.” Atëherë, Pejgamberi (alejhi selam) tha: “Umreja nё Ramazan është sikur të kryesh njё haxh me mua”. [1]
Po te Buhariu dhe Muslimi është hadithi: “Kur tё vijё Ramazani, bёj umre, sepse umreja nё Ramazan ka vlerёn e njё haxhi”. [2]
Pejgamberi (alejhi selam) i ka thёnё Ummu Meakil (radijAllahu anhu): ‘Bёj umre nё Ramazan, sepse ajo ёshtё si haxhi”. [3] Po kështu vjen hadithi nga Xhabiri, Enesi, Ebu Hurejra dhe Vehb Ibn Hanbeshi (radijAllahu anhu). [4]
Ibn Battali (Allahu e mёshiroftё!) ka thënë se Pejgamberi (alejhi selam) fliste për haxhin vullnetar, sepse dijetarёt e umetit pajtohen se umreja nuk e shlyen haxhin e detyrueshёm. Ndërsa hadithi: “Bёj umre nё Ramazan, sepse ajo ёshtё si haxhi”, ka qёllim shpёrblimin e haxhit. Allahu ia jep mirёsitё atij që Ai do. [5]
Mësime dhe dispozita:
1- Këtu duket mёshira dhe mirёsia e Allahut, që ka caktuar shpёrblime kaq të mëdha pёr punё tё vogla. E falёnderojmё Allahun pёr kёtё.
2- Nё hadithe tregohet kujdesi dhe interesimi i Pejgamberit (alejhi selam) pёr popullin e tij. Pejgamberi (alejhi selam) ishte njeriu që ka kёshilluar me çiltërsi njerёzit më shumë se çdokush tjetër. Nga kjo rrjedh se çdokush që Allahu i ka lёnё nё kujdestari ndonjё grup njerëzish, ka detyrё qё tё jetё i butё me ta, t’i trajtojë me dashamirësi dhe çiltërsi, tё interesohet pёr çёshtjet e tyre dhe tё punojё pёr tё realizuar interesat e tyre fetare dhe sociale.
3- Umreja nё Ramazan nuk e shlyen haxhin e detyrueshëm, nuk zë vendin e tij, por ka shpёrblim sa një haxh. Dijetarёt kanё qëndrim unanim pёr kёtё. [6]
4- Shpёrblimi i punёs shtohet në bazë të vlerёs sё kohёs, siç shtohet me sinqeritetin dhe përkushtimin. [7]
5- Si ky hadith ka edhe tё tjerё, si pёr shembull: “Surja “Kul hu-v’Allahu ehad” vlen sa njё e treta e Kuranit”. Domethënë, ka të njëjtin shpёrblim, por nuk zё vendin e leximit tё Kuranit. [8]
6- Umreja nё Ramazan arrin shkallёn e haxhit, pёr arsye se Ramazani ёshtё muaj madhёshtor. Shenjtёria e muajit Ramazan bashkohet me shenjtёrinë e umres dhe vendit ku ajo kryhet. Vlera e kohës dhe vendit të umres është konsideruar e barabartë me vlerën e kohës së haxhit (muajve të haxhit) dhe vendit të tij [9]. Përveç kësaj, vёshtirёsia dhe lodhja qё ka umreja nё Ramazan, kur je me agjërim, – apo edhe kur nuk je me agjërim, pёr arsye tё udhëtimit. Pejgamberi (alejhi selam) i ka thёnё Aishes (radijAllahu anhu), pasi e ka urdhëruar tё bёjё umre: “Ajo (Umrja) vlerësohet në bazë tё lodhjes tёnde”, ose: “…sipas masës së shpenzimeve tё tua.” [10]
7- Kёtё mirёsi e pёrfiton kushdo që kryen ritet e umres nё Ramazan, edhe nёse nuk qёndron nё Mekke, por largohet menjёherё mbas kryerjes sё umres.
8- Nga kёto hadithe nuk duhet tё kuptohet që duhet të bësh sa më tepër umre brenda një Ramazani, duke dalë nga zona e shenjtë (harem) në zonën jo të shenjtë e duke bërë kështu më shumë se një umre në të njëjtin muaj. Kjo vepёr, e cila ёshtё pёrhapur shumë kёto kohё, ёshtё nё kundёrshtim me traditën e Profetit (alejhi selam) dhe të sahabëve, sepse nuk ka dëshmi që ndonjёri prej tyre të ketë bёrё mё shumё se njё umre brenda një muaji apo në një vajtje atje. [11]
9- Ai i cili vendos tё qёndrojё pranë Shtёpisё sё Shenjtё tё Zotit (Qabesë) nё Ramazan ose nё dhjetёditёshin e fundit tё tij, e ka detyrё të ruhet më fort nga harrami, sepse e keqja në atë vend ёshtё mё e madhe se nё vendet e tjera. Po kur shtohet këtu edhe shenjtёria e Ramazanit?!
10- Ai që merr me vete familjen dhe fёmijёt pёr tё qёndruar nё Vendin e Shenjtё nё Ramazan duhet të ketë kujdes qё edhe ata tё mos bien nё harrame, se ndryshe mund marrin mё shumё gjynahe se shpёrblime.
11- Nёse bën ihram (nijetin) pёr tё bёrё umre dhe arrin nё Mekke ndёrkohё qё je me agjërim, dhe duhet qё tё zgjedhёsh: ose të ndërpresësh agjërimin dhe tё kryesh umren, ose tё presёsh derisa tё perёndojё dielli, pastaj ta kryesh umren, mё e mira ёshtё tё ndërpresësh agjërimin gjatё ditёs dhe ta kryesh umren, sepse mё e mira ёshtё ta kryesh umren sapo tё arrish nё Mekke, ashtu siç ka vepruar Pejgamberi (alejhi selam).
[1] Buhariu (1764) dhe Muslimi (1256).
[2] Ky ёshtё transmetimi i Buhariut (1690) dhe i Muslimit (1256).
[3] Ebu Davudi (1989), Nesaiu nё librin El-Kubra (4226) dhe Tirmidhiu. Ky i fundit thotë se hadithi ёshtё hasen garib (939). Ibn Huzejmeh (3075) e quan të saktë. Hakimi ka thёnё se hadithi plotëson kushtin e Muslimit (1/656).
[4] Tirmidhiu (3/276).
[5] Sherh Ibn Batta (l 4/428) dhe Minhatul Bari (4/233).
[6] Fethul Bari i Ibn Haxherit (3/604) dhe Tuhfetul ehvedhij (4/361).
[7] Fethul Bari (3/604), Avnul Meabud (5/323) dhe Fejd el Kadijr (4/361).
[8] Tirmidhiu nё librin el Xhamiu nga Is’hak ibn Rahuvejh (3/276).
[9] Shiko: Mexhmu-ulfetava (26/293).
[10] Muslimi nga Aishe r.anha (1211) . Shiko: El Mufhim (3/370).
[11] Shiko: Mexhmu-Ul Fetava (26/292), Zadul mead (2/93) dhe Tehdhijb essunen (7/36).