Autori
Ylli Rama
Ylli Rama
Hoxhë Ylli Rama u lind më 2 Tetor të vitit 1981 në Durrës. Shkollën fillore e kreu në vendin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme në Shkup të Maqedonisë në Medresenë 'Isa Beu' në 1996-2000. Më pas, vazhdon studimet në shkollën e lartë për teologji në degën Fikh dhe Usulu Fikh në Fakultetin e Zerkas në Jordani. Në vitin 2006 kthehet në vendlidjen e tij për tu angazhuar me përkthim dhe mësimdhënie. Prej përkthimeve më të rëndësishme është edhe libri i shejkh Albanit 'Vargu i haditheve të sakta'.