Kapitulli i Pastërtisë – Tema 3
(Nr. 4) Na ka treguar Musedded Ibn Muserhedi, këtij i ka treguar Hammad Ibn Zejdi dhe Abdulvarithi nga Abdilaziz Ibn Suhejbi, ky nga Enes Ibn Maliku, i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi we selem) kur hynte në nevojtore thoshte: “O Zot! Unë kërkoj mbrojtjen (mbështetem në fuqinë) Tënde”.
Ky është versioni i Hammadit, kurse Abdulvarithi thotë se Pejgamberi (salAllahu alejhi we selem) ka thënë: “I mbështetem Allahut që të më mbrojë nga të ligat dhe nga veprat e këqija”. (Hadith i saktë – Albani)
(Nr. 5) Na ka treguar Hasen Ibn Amri – Es-Sedusiu, këtij i ka treguar Veki’i, ky nga Shu’be, ky nga Abdulazizi, ai është Ibn Suhejbi, i cili transmeton nga Enesi, se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi we selem) ka thënë: “Zoti im! Unë kërkoj mbrojtjen Tënde”. Shu’beja ka thënë se një herë pat thënë: “Kërkoj mbrojtjen e Allahut”. (Hadith i çrregullt – Albani)
(Nr. 6) Na ka treguar Amër Ibn Merzuki, këtë e ka lajmëruar Shu’be, nga Katade, ky nga En-Nedir Ibn Enes, ky nga Zejd Ibn Erkami, e ky nga i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi we selem), i cili ka thënë: “Vërtet në nevojtore prezentojnë (djajt). Nëse ndonjëri prej jush shkon në nevojtore le të thotë: “Mbështetëm në Allahun (kërkoj ndihmën e Tij) që të më mbrojë nga të ligat dhe nga veprat e këqija”. (Hadith i saktë – Albani)
(Sunen Ebu Davud)