Gabimi është diçka e pa shmangshme, sepse askush nuk është i pagabushëm, sikur ka thënë dhe Profeti (salAllahu alejhi we selem): “Çdo bir i Ademit është gabimtar, por gabimtari më i mirë është ai që pendohet”. (Tirmidhiu dhe Nesai.)
Porse problemi qëndron atëhere kur njëri prej bashkëshortëve e kupton që ka gabuar dhe kënbëngul në gabimin e tij, me pretendimin se po të kërkoj falje, kjo do ti ulë reputacionin. Në fakt ky është një gabim i madh të cilin e zbukuron shejtani.
Padyshim nëse dikush prej bashkëshortëve bie në gabim dhe i kërkon falje palës tjetër, jam i bindur se gjendja e tij/saj do të jetë më e mire se para kërkimit të faljes. Madje shpesh herë disa gabime janë bërë shkak për rregullimin e marrëdhënieve. Saqë kanë thënë se lidhja e cila fillon pas një problemi është më e fortë se çdo lidhje.