Të ndodhin keqkuptime apo probleme mes bashkëshortëve është diçka mëse normale; sidomos pas viteve të gjata dhe se shpeshherë çdo njëri prej bashkëshortëve mbështetet tek partneri në kryerjen e disa detyrave.
Porse ajo që duhet të mbizotërojë në këto situata është të qënurit i hapur me partnerin/en, natyrisht duke zgjedhur kohën dhe shprehjet e përshtatshme. Nëse atë që të shqetëson ia thua bashkëshortit/es në mënyrën më të mirë; të mbështjellë me moral, dashuri dhe respekt, padyshim që këto do të shtojnë edhe më shumë dashurinë dhe vlerësimin.