Kapitulli i Pastërtisë – Tema 12
(Nr. 23) Na kanë treguar Hafs Ibn Omer dhe Muslim Ibn Ibrahimi, të cilët kanë thënë, na ka treguar Shu’betu, këtij i ka treguar Museddedi, këtij i ka treguar Ebu Avane, kjo është fjala e Hafsit, të cilën e transmeton nga Sulejmani, ky nga Ebi Vaili, e ky nga Hudhejfeja, i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi we selem) iu afrua një vendi në të cilin populli hudhte mbeturinat dhe e kreu nevojën e vogël në këmbë, pastaj kërkoi ujë dhe me dorë të lagur i fshiu (u dha mes’h) mesteve të tij”. (Hadith i saktë – Albani)
Ebu Davudi ka thënë: Ka thënë Museddedi: Kam shkuar që ta largoj, por ai më ftoi mua derisa unë isha pas tij.
(Sunen Ebu Davud)