Kapitulli i Pastërtisë – Tema 11
(Nr. 22) Na ka treguar Museddedi, këtij i ka treguar Abdulvahid Ibn Zijadi, këtij i ka treguar El-A’meshi, nga Zejd Ibn Vehbi, ky nga Abdurrahman Ibn Hasenete, i cili ka thënë: “Unë me Amër Ibn Asin shkuam te Pejgamberi (salAllahu alejhi we selem), i cili doli (nga shtëpia) dhe me vete kishte një mbrojtës nga lëkura, me të cilin u mbulua duke e kryer nevojën e vogël. Njëri-tjetrit i thamë: Shiko atë, kryen nevojën e vogël ashtu siç e kryen femra. Bisedën e dëgjoi Pejgamberi (salAllahu alejhi we selem) dhe në atë rast ka thënë: “A nuk keni dëgjuar (a nuk e dini) për Beni Israilët, të cilët kur i qëllonte urina (në rroba) e prenin atë (pjesë të rrobës), të cilën e ka qëlluar urina. (Allahu) i pat ndaluar ata, ja pra ata u dënuan në varr”. (Hadith i saktë – Albani)
Ebu Davudi ka thënë: Këtë hadith Mensuri e transmeton (nga një rrugë tjetër), nga Ebi Vaili, e ky nga Ebi Musa, (në të cilin Pejgamberi), ka thënë: “Lëkura e njërit prej tyre”, ndërsa Asimi, (transmeton) nga Ebi Vaili, ai nga Ebi Musa, e ky nga Pejgamberi (salAllahu alejhi we selem), i cili ka thënë: “Trupi i ndonjërit prej tyre”.