Kapitulli i Pastërtisë – Tema 10
(Nr. 19) Na ka treguar Nasr Ibn Aliu, ky nga Ebi Ali El-Hanefiu, ai nga Hemmami, ky nga Ibn Xhurejxhi, ky nga Ez-Zuhriu, e ky nga Enesi, i cili ka thënë: “Pejgamberi (salAllahu alejhi we selem) kur hynte në nevojtore e hiqte unazën e tij”. (Hadith i zhvlerësuar – Albani)
Ebu Davudi ka thënë: Ky hadith është “munker”, mirëpo, është i transmetuar edhe nga një rrugë tjetër, nga Ibn Xhurejxhi, ai nga Zijad Ibn Sa’di, ky nga Ez-Zuhriu, e ky nga Enesi: “Pejgamberi (salAllahu alejhi we selem) ka pasur një unazë të punuar nga argjendi, të cilën e ka hequr (me rastin e hyrjes në nevojtore)”.