Kapitulli i Pastërtisë – Tema 5
(Nr. 12) Na ka treguar Abdullah Ibn Mesleme, ky nga Maliku, ky nga Jahja Ibn Seidi, ky nga Muhammed Ibn Jahja Ibn Habbani, ky nga xhaxhai i vet Vasi’ë Ibn Habban, e ky nga Abdullah Ibn Omeri, i cili ka thënë: “Jam ngritur pas shtëpisë dhe e kam parë të Dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi we selem) qëndronte mbi dy tulla i kthyer në drejtim të Bejtul Makdisit (nga Kudusi Sherifi), kryente nevojë”. (Hadith i saktë – Albani)
(Nr. 13) Na ka treguar Muhammed Ibn Beshshar, këtij i ka treguar Vehbe Ibn Xherir, këtij i ka treguar prindi i vet, i cili ka thënë se e kam dëgjuar Muhammed Ibn Is’hakun duke treguar nga Eban Ibn Salihu, e ky nga Muxhahidi, ai nga Xhabir Ibn Abdullahu, i cili ka thënë: “Pejgamberi i Allahut (salAllahu alejhi we selem) ka ndaluar që të kthehemi kah kibla kur të kryejmë nevojën e vogël. Mirëpo, një vit para se të ndërrojë jetë e kam parë atë duke u kthyer në drejtim të saj, (kah kibla me rastin e kryerjes së nevojës së vogël)”. (Hadith i mirë – Albani)
(Sunen Ebu Davud)